E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2014, Kapelo: Irlandezët, kundërshtarë të rrezikshëm

TIRANE- Irlandezët, me të cilët Rusia do ndeshet të premten për eliminatorët e Botërorit 2014 në Brazil, janë "kundërshtarë të rrezikshëm", u shpreh të enjten trajneri i ri i ekipit rus, italiani Fabio Kapelo.

"Unë i njoh shumë mirë lojtarët e Irlandës së Veriut", deklaroi ai në një konferencë shtypi.

"Shumë prej tyre luajnë në kampionatet e Anglisë dhe të Skocisë. Ne do të ndeshemi të premten me një kundërshtar të rrezikshëm", theksoi Kapelo.
"Unë kam parë tre ndeshje të ekipit të Irlandës së Veriut. Ndeshja e tyre e fundit miqësore me Finlandën ishte shumë e rëndësishme për përgatitjet tona në hapje të fushatës së eliminatoreve në Moskë", vuri ai në dukje.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›