E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e "Big Brother", ku janë 107 konkurrentët?

TIRANE - Ku u zhdukën të gjithë ata konkurrentë që kanë qenë pjesë të “Big Brother”?! Të zbulosh se si vazhdoi jeta e secilit prej tyre pas daljes nga reality është gati e pamundur. Sipas llogarive tona në pesë edicione të këtij show janë bërë pjesëmarrës plot 107 konkurrentë. Përveçse konkurrentë të këtij reality, ata kanë një tjetër të përbashkët, të gjithë janë bërë njerëz të njohur. Kjo është një nga ‘pasojat’ e paevitueshme që shkakton ky format më shumë se asnjë tjetër. Edhe nëse pjesa më e madhe e tyre nuk shfaqen në media për një kohë të gjatë, rrethi në të cilin ata jetojnë vazhdon t’i identifi kojnë me atë çfarë kanë parë nga ekrani. Kanë qenë të shumtë personazhet që me mënyrën se si janë prezantuar, kanë
bërë të mendohet se emri i tyre do të përmendet gjatë, mirëpo me pak prej tyre ka ndodhur vërtetë. Ne sot nuk do të fl asim për ata që janë pjesë e televizionit, as për ata që vazhdojnë të ngjallin kuriozitet e kanë fansa të shumtë. Sot do të përpiqemi të zbulojmë se cili ka qenë fati i atyre për të cilët nuk kemi dëgjuar më. Pjesa më e madhe i janë rikthyer jetës së mëparshme. Pasi kanë shijuar për disa muaj vëmendjen e publikut dhe atë të mediave, një pjesë e mirë janë larguar nga Tirana për të vazhduar jetën në qytetet përkatëse apo shtetet përkatëse.
Edicioni 1
Kur kujtojmë edicionin e parë na vjen menjëherë në mendje vajza bukuroshe me emrin Ilda. Disa e kujtojnë atë si Ilda që bëri sherrin me tasin e
sallatës, por pjesa më e madhe edhe sot e identifikojnë si më të bukurën e pesë edicioneve të “Big Brother”. Me siguri mundësitë që vajzën nga
Tropoja ta shihnim në ekranet tona do të ishin më të mëdha, nëse ajo nuk do të kishte vendosur që menjëherë pas daljes nga shtëpia e famshme të largohej nga Shqipëria. Sot ajo jeton në New York dhe studion atje. Njëherësh Ilda punon edhe part-time në bankë. Ndoshta në Amerikë nuk është aq e njohur sa në vendlindje, por pajtohemi me zgjedhjen që ka bërë. Të bëhesh njeri i realizuar në një shtet të huaj e kaq të fuqishëm, nuk duhet të jetë e lehtë. Ne i urojmë suksese!
E mbani mend Polin, i cili krijoi një histori dashurie me një vajzë që quhej Ina. Ndër të parat lidhje në “Big Brother” që mbeti gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Sot këta dy të rinj nuk janë më të lidhur bashkë. Jetojnë e punojnë në kryeqytet dhe pas daljes kanë ndërtuar jetën e tyre larg nga njeri-tjetrit. Pas disa përpjekjesh për t’u bërë pjesë e televizionit, Poli e ka realizuar pjesërisht qëllimin e tij. Ai punon në një agjenci publicitare. Ina është diplomuar në degën menaxhim-turizëm dhe punon në një agjenci sigurimesh.
E dimë që Najada, ose ndryshe Noçja nuk është pjesë e grupit të personazheve që janë harruar, kështu që besojmë se do të jeni kuriozë të dini se ç’bën ajo sot. Nga fotot që pamë në ‘Facebook’ zbuluam se Noçja është martuar, por jo me Olsin. Ky i fundit vazhdon të jetë beqar dhe muajt e fundit është transferuar në Holandë për të jetuar e punuar atje. 
Edicioni 2
E vetmja vajzë nga Lazarati që ka marrë pjesë në “Big Brother” është Republika Kasmahu. Bikën e kujtojnë si një vajzë serioze që donte të bëhej police. Menjëherë pas mbarimit të aventurës së saj televizive ajo u rikthye në Lazarat. Provoi të bëhej pjesë e politikës duke kandiduar për kryetare komune të Lazaratit me Partinë Socialiste, por nuk arriti të fitonte. Thuhet se Bika sot është transferuar në Tiranë. Ajo po ndjek “Akademinë e Rendit” dhe më në fund po punon si inspektore policie.
Një prej konkurrentëve më të pëlqyer të edicionit të dytë ishte Dritan Shehaj, djali nga Gjirokastra. Edhe pse u eliminua shpejt, Tani arriti që të kishte pëlqimin e një pjese të madhe të publikut, dhe të gjithë e kujtojnë si djali i matur, i zgjuar, i edukuar. Dritani sot jeton në Tiranë. Është bërë baba i një djali, me bashkëshorten e tij Eva, dhe punon në ministri. 

(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne summer pages, Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›