E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook dyfishon fitimet në gjysmën e parë të 2011-ës

Fitimet e Facebook në gjysmën e parë të vitit dyfishuan në 1.6 miliard dollarë, duke e bërë kompaninë të parën në botë në fitimet nga reklamat.

Të ardhurat neto nga gjysma e parë e vitit kanë arritur vlerën 500 milion dollarë, sipas një burimi të brendshëm të kompanisë që dëshiroi të ngelte anonim.

Forca vjen nga investitorët, të cilët e shtynë në 80 miliard dollarë vlerën e kompanisë në tregjet dytësore. Qarkullojnë zëra se Facebook mund të kuotohet në bursë brenda vitit 2012.

Me më tepër se 750 milion përdorues, Facebook është bërë një nga destinacionet më të vizituara në web nga konsumatorët, të cilët kalojnë otë të tëra në faqe duke shkëmbyer foto dhe duke biseduar me miqtë.

Popullariteti dhe suksesi i Facebook si në rritjen e numrit të përdoruesve dhe në rritjen në industrinë e publicitetit ka bërë kompani të tjera të modifikojnë strategjinë dhe bordin e tyre; si Yahoo Inc, e cila pushoi drejtuesen e saj, Carol Bartz, e cila dështoi në rifitimin e pjesës së tregut të humbur nga kompania.

Sidoqoftë konkurrenca është bërë më agresive me Google që lëshoi rrjetin e saj social Google+, i cili pati një start të suksesshëm.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›