E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 qershor 2008

Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik diskuton për  politikat editoriale të RTSH-së   Në mbledhjen e datës 10 qershor 2008, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskutoi lidhur me disa problematika që janë vënë re gjatë transmetimeve të emisioneve të lajmeve të operatorit public, RTSH. Për të informuar lidhur me politikat editoriale të këtij operatori ishin të ftuar në këtë mbledhje, z.Agron Tufa, Kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe z.Petrit Beci, Drejtor i Pergjithshëm i RTSH-së.   Deputetët shtruan  pyetje  dhe bënë diskutime në lidhje me respektimin e ligjit 8410 Për  Radio Televizionin Publik e Privat në Republikën e Shqipërisë. Gjatë  diskutimeve pati mendime të ndryshme nga deputetë të pozitës dhe opozitës. Në këtë mbledhje mazhoranca insistoi në faktin se RTSH ja është treguar korrekte në zbatimin e ligjit.   Deputetët dhanë edhe sugjerimet përkatëse, që kanë të bëjnë me pavarësinë e këtij institucioni në transmetimin e emisioneve, sa më cilësore që i shërbejnë publikut. Komisionit për Politikën e Jashme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare miraton dy projektligje
Në mbledhjen e datës 10 qershor 2008, Komisioni për Politikën e Jashtme mori në shqyrtim këto projektligje:

1. Propozimin e Projektligjit Për ratifikimin e konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin. 2. Propozimin e Projektligjit Për ratifikimin e konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqiperisë dhe qeverisë së Republikës së Letonisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin.   Me unanimitet, Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare i miratoi këto projektligje.   Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›