E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 urdheresat e Murinjos

Duke qenë se sfida “El Clasico” ka një bukuri të mbinatyrshme, Zhoze Murinjo ka menduar për diçka mistike, fetare, madje edhe biblike. Tekniku i Realit të Madridit është improvizuar si Moisiu dhe me 10 urdhëresa në dorë, i ka treguar lojtarëve dhe tifozëve “merengue” si mund të mposhtin Barcelonën.

Gazeta spanjolle “Marka” ka zbuluar porositë e Murinjos, kur kanë mbetur edhe pak orë nga sfida e 10 dhjetorit në “Santiago Bernabeu”. Së pari, ai I ka kërkuar skuadrës të mos pësojë golin e parë. Së dyti: ta shndërrojë “Bernabeun” në një ferr. Së treti: të mos merren me gjyqtarin. Së katërti: të shfrytëzojnë maksimalisht lojën në ajër. Së pesti: të mos e humbin kontaktin me topin. Së gjashti: të mbyllin mirë hapësirat. Katër urdhëresat e fundit të Mou janë që skuadra të ushtrojë pressing e të luajë me rritëm të lartë; loja të ketë aq shumë lëvizje, sa lojtarët e Barçës të lodhen; përqendrim maksimal dhe koordinim e së fundmi vetëbesim dhe lojë pa frikë.

Urdhëresat e Murinjos duhet ti shërbejnë lojtarëve të Realit që të mos bien në mëkat, duke evituar “manitan” e vitit të kaluar, apo disfatat në gjysmëfinalet e Champions League dhe Superkupës. Në të kundërt rrezikojnë të shkojnë në ferr.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›