E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Basha i pranishem ne celjen e aktiviteteve festive per festat e fundvitit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar sot pasdite me rastin e “Ditës së Ekselencës”. Njëkohësisht po këtë pasdite kryebashkiaku Basha mori pjesë dhe në çeljen e aktiviteteve për festat e fundvitit.
Në fjalën e tij, mbjatur përpara studentëve, Basha premtoi se “Bashkia e Tiranës do të akordojë një fond të veçantrë për praktikën e 84 studentëve të Tiranës me medalje ari”. Gjithashtu, sipas tij, bashkia do mundësojë stazhin e tyre me pagesë.
Në vlerësimin e kryebashkiakut Basha, kjo ditë promovon studentët më të mirë
Pas këtij aktiviteti, kryetari i Bashkisë së Tiranës mori pjesë dhe në ceremoninë e çeljes së aktiviteteve me rastin e festave të fundvitit e organizuar në rrugën “Murat Toptani”. Në fjalën e tij të rastit, Basha premtoi se “bashkia do të realizojë dhjetorin festiv për Tiranën, ku do të ketë festë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit”.
Njëkohësisht, kryebashkiaku vlerësoi se “asnjë qindarkë e qytetarëve nuk është shpenzuar, pasi aktivitetet festive do të organizohen me kontributet e donatorëve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›