10 vjet Wikipedia
Të shtunën, mbi 100 vende zhvilluan aktivitete për të nderuar një projekt të natyrës globale - Wikipedia ose enciklopedia në internet, përdorimi i së cilës është falas, mbushi 10 vjet.
Me kohën Wikipedia është kthyer në një burim informacioni për miliona njerëz në botë.
Përdoruesit e Wikipedisë nuk kanë kufizime gjeografike.
Ata i gjen nga Kaukazi në Karaibe, nga Moska në Madagaskar, mjafton të keni vetëm qasje në internet.
Wikipedia ka informacione për thuajse gjithçka që ju intereson, madje jo rrallë edhe në gjuhën tuaj amtare. Wikipedia nisi si projekt në gjuhën angleze me qëllimin e krijimit të një enciklopedie në internet, në të cilën çdokush mund të kontribuojë.
Në themel të projektit ishte shkëmbimi i përgjegjshëm i informacioneve.
Qasja revolucionarizuese ka pësuar ndryshime me kohën, përfshirë dhe shkallë të ndryshme qasjeje të përdoruesve, në mënyrë që të shmanget keqpërdorimi i faqes.
Për shumëkënd Wikipedia është monumenti përfaqësues i një bote të lidhur e ndërlidhur.
“Është e vështirë të imagjinosh se kanë kaluar dhjetë vjet që kur bëra publikimin e parë të Wikipedisë. Më kujtohet shumë mirë dita e parë. ‘Hello World’ ishte togfjalëshi i parë që shkrova. Shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë”, theksoi Jimmy Wels, themeluesi i kompanisë.