10 vjet pas sulmeve ne SHBA Obama Frika nuk na ndal
“Drita e kujtimit” ndricoi natën e errët të Nju Jorkut. Ceremonitë perkujtimore të viktimave në atentatet e 10 viteve më parë u mbyllën me një projeksion drite në vendin ku dikur ngrihej Qendra Botërore e Tregëtisë e me mesazhe shprese të përcjella nga presidenti amerikan Barak Obama.
Në mbrëmje në fjalimin e tij para koncertit në “Kenedy Center” presidenti i SHBA foli për unitetin kombëtar që e quajti dhe energjinë e domosdoshme që i mundëson popullit amerikan të mos bjerë pre e frikës. Vitet e fundit kanë treguar se Amerika nuk përkulet nga frika, tha Obama në mbyllje të aktiviteteve përkujtimore të 11 shtatorit. Sipas tij sulmet nuk e kanë ndryshuar "karakterin e Shteteve të Bashkuara si komb.
"Dhjetë vjet që atëhere, shumë gjëra kanë ndryshuar për amerikanët. Ne kemi parë luftë dhe recesion, debate dhe ndarje politke. Ne nuk mund të kthejmë jetët që humbën atë ditë apo amerikanët që bënë sakrifica sublime në luftërat që pasuan. Por sot vlen të kujtohet ajo që nuk ka ndryshuar; besimi ynë në Zot e në veten tonë”- tha Obama.
Më herët Obama kishte marrë pjesë në ceremoninë kryesore përkujtimore në Ground Zero në Nju Jork. Presidenti amerikan ishte i pranishëm edhe në ceremoninë përkujtimore në kujtim të viktimave të avionit të rrëzuar në Shanksvile në Pensilvani dhe në Pentagon.