E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 vjetori i marreveshjes se Ohrit

Sot mbushen dhjete vjet nga nenshkrimi i Marreveshjes se Ohrit e cila i dha fund konfliktit te armatosur midis gueriljes shqiptare dhe forcave te armatosura qeveritare maqedonase ne shkembim te avancimit te te drejtave te shqiptareve. Marreveshja nga nderkombetaret shikohet si model per zgjidhjen e krizave ndersa politikane te vendit thone se po behen devijime nga marreveshja. Ne Oher po mbahet nje konference per shenimin e ketij dokumenti te rendesishem.

Marreveshja e Ohrit e nenshkruar sikur sot para dhjete vjetesh ishte nje arritje kompromisi maqedonasit mendonin se shqiptareve po u jipeshin shume te drejta qe mund te rezultonin me kerkesa edhe me te skajshme te rrezikshme per te ardhmen e vendit. Shqiptaret vleresonin se avancimi i tille nuk i kenaqte nevojat dhe synimet e tyre sidomos ne nje kohe kur vendbanimet shqiptare ishin shenjester e granatimeve por dhe se pakoja e re nuk krahasohej as me te drejtat qe shqiptaret i gezonin me kushtetuten e vitit 1974.

Marreveshja u arrit me ndihmen e organizatave dhe shteteve perendimore Ndermjetesit James Pardew i SHBA dhe Francois Leotard i BE njiheshin si negociator por kembengulja dhe kontributi i tyre kane bere qe Maqedonia te jete ky shtet qe eshte sot.

Ne takimin jubilar ne Oher megjithate nuk merr pjese asnje nga nenshkruesit e dokumentit. Ish-presidenti Boris Trajkovski dhe Imer Imeri i PPD nuk jetojne me. Arben Xhaferi vlereson se marreveshja eshte e vdekur ndersa ish-kryeministri i kohes Lubco Georgievski mendon se marreveshja edhepse solli paqen me mire do te ishte ndarja e vendit. Branko Cervenkovski nuk u paraqit pa ndonje aresye te vecante.

Por Marreveshja nga nderkombetaret shikohet si nje model per zgjidhjen e krizave.

Zevendes-ndihmesi i ri i sekretares amerikane te Shtetit per ceshtjet euroaziatike Filip Riker i cili erdhi enkas per kete ngjarje ne Maqedoni ne vizitien e tij te pare ne kete kapacitet tha se Maqedonia duke iu falenderuar marreveshjes si dhe drejtimit te guximshem te presidentit te ndjere Boris Trajkovski me krenari mund te quhet nje shtet multikulturor dhe shumeetnik qe ka nje konsensus te gjere te popullates ne mbeshtetje te integrimeve euroatlantike.

Dhjete vjet me pare Maqedonia qendronte ne tehun e nje lufte civile u shpreh zyrtari amerikan i cili vleresohet si njohes i mire i rrethanave te ketushme duke qene dhe ambasador ne Maqedoni deri para pak javesh.

James Pardew i cili vleresohej ne ate kohe si nje diplomat i rrepte qe detyroi palet ta nenshkruajne marreveshjen tha ne konference se marreveshja e Ohrit ka qene arritja me e madhe ne karrieren e tij diplomatike.

Drejtuesit e Maqedonise tha ambasadori Pardju nuk duhet te merren me ringjalljen dhe kontrollin e se kaluares se lavdishme por si te sigurojne nje te ardhme te mire per vendin dhe popullin e tij.

Zoti Pardju shpreson se drejtuesit e tashem do te mund te mbledhin guximin dhe percaktimin e njejte per te zgjidhur problemet ashtu sic vepruan drejtuesit e Maqedonise te cilet ndesheshin me sfida edhe me te medha ne vitin 2001.

Diplomati francez Alain Le Roi erdhi ne Maqedoni menjehere pas nenshkrimit te marreveshjes se Ohrit si perfaqesues i posacem i BE-se ai ndihmoi per miratimin e ligjeve ne Parlament qe buronin nga Marreveshja.

Zoti Le Roi perkujtoi angazhimin e madh sic tha te presidentit te ndjere Boris Trajkovski per arritjen e paqes ne vend.

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov tha se ska dyshim qe marreveshja ka sjellur shume gjera te mira sic eshte paqja por duhet kujtuar dhe ato qe jane humbur tha ai duke theksuar viktimat e konfliktit.

Ali Ahmeti ish-komandant i pergjithshem i Ushtrise Clirimtare Kombetare nuk ishte pjesemarres i drejtperdrejte ne bisedimet e Ohrit ndersa perfaqesuesit politike shqiptare nuk mund te vendosnin pa vullnetin e tij. Pala maqedonase madje kerkonte qe pas arritjes se paqes ai te largohej nga Maqedonia nje ultimatum te cilin ky i fundit nuk e perfilli.

Pas konfliktit te vitit 2001 e transformoi perberjen e gueriljes ne parti politike dhe qe nga viti 2002 i ka fituar te gjitha zgjedhjet tek elektorati shqiptar. Tash zoti Ahmeti deshiron nje zgjidhje te problemit te emrit te Maqedonise

Sipas marreveshjes shtese te njohur si aneksi C Marreveshja e Ohrit duhej zbatuar ne praktike deri ne vitin 2004. Por edhe pas dhjete vjetesh ndonese shumecka eshte realizuar mbetet ende pune per tu bere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›