E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia gati kesti i dyte i kredise nga BE dhe FMN

Portugalia vazhdon të përballet me sfida të mëdha, por me shumë gjasa do të arrijë të përmbushë objektivin e saj për shkurtimin e defiçitit buxhetor. BE dhe FMN rekomandoi këstin e dytë të kredisë nga paketa e madhe e shpëtimit prej 78 miliardë eurosh, rreth 11.5 miliardë që mund të akordohet muajin që vjen.

Megjithatë, qeveria e qendrës së djathtë nën udhëheqjen e kryeministrit Pedro Passos Coelho duhet të vazhdojë kursimet dhe të shtojë më shumë përpjekjet.  Sipas ekspertëve, nëse në Europë do të ketë një tjetër dobësim të aktivitetit ekonomik, impakti negativ do të jetë edhe më i madh. Portugalia ishte vendi i tretë i Eurozonës pas Greqisë dhe Irlandës që u mbrojt para falimentimit nga Bashkimi Europian dhe FMN-ja.  

Sipas raporteve, këtë vit ekonomia pritet të bjerë me 2.2 % dhe do të shënojë një rritje të lehtë vetëm në vitin 2013, në rast se qeveria në Lisbonë do të arrijë të përmbushë pikë për pikë planin e kursimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›