Masat e Londres kerkohet ndihma e amerikaneve

Britania e Madhe ka kërkuar ndihmën e ekspertëve amerikanë për të përballuar situatën kaotike të ditëve të fundit dhe për këtë ka zgjedhur ish-kreun e policisë së Nju Jorkut, Uilliam Bratën i cili ka bashkëpunuar disa herë me policinë britanike. Takimi mes Kryeministrit, David Kamerun dhe oficerit amerikan, do të bëhet javët në vazhdim.
Bratën theksoi se qeveria ishte e interesuar në hartimin e planeve për të manaxhuar sa më mirë situate të tilla. Kamerun akuzoi disa herë policinë se kishte reaguar me vonesë ndaj përleshjeve që shkaktuan 5 viktima. Sërish këtë fundjavë, mbi 16 mijë policë zbritën në rrugët e qytetit për të siguruar qetësinë.
Deri tani janë ndaluar 1200 persona. Forca të tjera, duke përfshirë ato në qytetet e Notingam, Birmingham dhe Liverpul, thanë se do të jenë në nivel të lartë të gatishmërisë gjatë fundjavës, edhe pse nuk janë parashikuar probleme të mëtejshme pas disa netë qetësie.