100 ditë qeveri në Kosovë, kabinetet ende të përgjysmuara

Vetëm pak ditë para se qeveria e Kosovës të përmbushë njëqind ditë, kabinetet e ministrave vazhdojnë të funksionojnë të përgjysmuar, pa zëvendësministra dhe pa stafin e tyre. Gjithashtu kjo qeveri vazhdon të funksionoj edhe pa zëdhënësa.
Sipas mediave kosovare kryeministri Hashim Thaçi vazhdon të zvarrisë emërimin e zëvendësministrave, të cilët megjithatë nuk janë të “harruarit” e vetëm të shefit të qeverisë.
Mediat theksojnë se ka mbetur ende pa u formuar edhe Ministria e Diasporës, të cilën do ta drejtojë njëri nga partnerët e koalicionit qeverisës, Aleancës Kosova e Re.