Berlusconi mirëpret Kakan

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i ka lënë dyert e hapura një rikthimi te mundshem të superyllit brazilian, Kaka, nga Real Madridi. 29 vjeçari vazhdon të lidhet me një kalim te gjiganti londinez, Chelsea dhe me Milanin që po kërkon lojtarë të rinj për të freskuar fazën ofensive, është Silvio Berlusconi ai që përsëri përkujdeset për kryetitujt e gazetave.
"Kaka është njeri i jashtëzakonshëm dhe ne jemi të gatshtëm ta mirëpresim atë krahëhapur nëse ai dëshiron të kthehet te Milani", ka thënë Berlusconi për nje Radio italiane. Me Real Madridin që po kërkon 40 milionë euro për shërbimet e Kakase, është e vështirë që Milani ta realizojë rikthimin e tij, ose do te shihet mundesia per nje marrëveshje shkëmbimi, apo ndonjë akord tjetër mes dy klubeve.
.