E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi në Kosovë, BE-ja kundër Rusisë, Kinës e Serbisë

Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nëse nuk mbahet një hetim lidhur me akuzat për trafikim të organeve të të burgosurve serbë në Kosovë, tha Vuk Jeremiç në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Vendet e Bashkimit Evropian janë të përfshira në një betejë të re me Rusinë, Kinën dhe Serbinë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, lidhur me çështjen se a duhet këto akuza të hetohen nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë apo nga ndonjë organ tjetër me mandatin e OKB-së.

Duke e bërë një kërkesë të re për hetime nën mandatin e OKB-së, Vuk Jeremiç, deklaroi se Serbia “nuk do të ndalet ose tërhiqet, derisa të zbulohet e vërteta e plotë se çfarë ka ndodhur”.

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier deklaroi përpara Këshillit të Sigurimit se “derisa këto akuza janë në pritje do të jetë edhe më vështirë që pajtimi të filloj”.

Ai theksoi se “hetimet e drejta dhe të pavarura”, janë çështje esenciale, por ka mbështetur hetimin e misionit të BE-së në Kosovë, EULEX.

Në takimin e mbrëmshëm të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Britania, Franca dhe Gjermania kanë argumentuar se misioni EULEX ka kapacitet dhe juridiksion që të merret me këtë çështje.

Rusia iu bashkua aletatit të saj të afërt Serbisë, duke kërkuar mandat të Këshillit të Sigurimit për hetime.

Ambasadori rus në OKB, Vitalij Çurkin, tha se EULEX-i kurrë nuk ka zhvilluar hetim të tillë.

“Ne jemi të bindur se kryerja e hetimit të detajuar të pavarur dhe të depolitizuar, do të jetë në interesin e ndërtimit të së vërtetës dhe të pajtimit”, tha Çurkin.
Edhe Kina e ka mbështetur kërkesën e Rusisë për një mandate të Këshillit të Sigurimit për hetime.


Ndrësa ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se Serbia nuk ka pasur mbështetje të gjërë, të cilën e ka kërkuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›