100-ditëshi i Obamës, tepër herët për të gjykuar një President
Dje, Presidenti amerikan,
Obama, mbushi 100
ditë nga marrja e postit
presidencial, që pati një fillesë
shumë entuziaste me deklarimin
e mënyrave të reja të menaxhimit
të ekonomisë dhe politikës së
jashtme të vendit. Disa kanë përfi
tuar nga kjo datë për të marrë në
shqyrtim politikat e Obamës, edhe
pse të gjithë janë të ndërgjegjshëm
që është ende herët për të thënë
diçka konkrete në lidhje me suksesin
apo disfatën e listës së gjatë
të iniciativave të ndërmarra nga
ai. Në këtë ditë vjen lajmi se ekonomia
amerikane është tkurrur në
tremujorin e saj të parë në masën
6.1 për qind, ose më shumë nga sa
parashikohej e kryesisht për shkak
të rënies së eksporteve. Edhe pse
"100-ditëshi" është një përvjetor
i krijuar më së shumti nga media
botërore, Shtëpia e Bardhë nuk
e ka humbur rastin që të nënvizojë
ngjarjet më kryesore të kësaj
periudhe të shkurtër. Me këtë rast,
edhe Obama ka dhënë një konferencë
për shtyp. Presidenti popullor, që ka një shkallë përkrahjeje të
popullit mbi 60 për qind, e ka përdorur
këtë datë për të nxitur edhe
më axhendën e tij në lidhje me
ndryshimet në fushën e kujdesit
shëndetësor, ndreqjen e sektorit
bankar, shpëtimin e kompanive
automobilistike amerikane, luftën
kundër ngrohjes globale dhe aktivizimin
e Amerikës në arenën
ndërkombëtare. Të mos harrojmë
edhe situatën me gripin e derrave,
që sot ka shënuar edhe viktimën
e parë në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Gjithsesi, kjo nuk do të
eklipsojë vendimin presidencial
për të bërë publike dokumentet e
klasifi kuara të mënyrave të hetimit
ndaj terroristëve të dyshuar
në periudhën e administratës së
Bushit. Në fjalën e tij, Obama u
shpreh se vendi kishte nisur të
lëvizte në drejtimin e duhur gjatë
100 ditëve të fundit. Tradita e 100
ditëve për presidentët amerikanë
daton periudhën presidenciale të
Ruzvelt, që trumbetoi aftësinë e tij
për të miratuar 15 ligje të rëndësishme
brenda tre muajve të parë
presidencialë, që kishin të bënin
me zgjidhjen e problemeve të
Depresionit të Madh. Megjithatë,
askush nuk pret magjira 100
ditët e para, edhe pse në njëfarë
mënyre krijohet një përshtypje
fillestare, që ndoshta më vonë
mund të dalë një zhgënjim. Sipas
disa analistëve, muajt e parë të
Obamës kanë nxjerrë në pah
mënyrën e tij të qeverisjes, përfshi
sjelljen gjakftohtë e të matur dhe
efektivitetin në komandimin e
situatave të ndryshme, por njëherazi
edhe dëshirën për të zgjidhur
shumë çështje të komplikuara
njëherazi. Deri më tani, presidenca
e Obamës ka miratuar një
ligj që lejon lëvrimin e 787 milionë
dollarëve, pjesë e një programi
stimuli ekonomik, ka lançuar
një reformë të sektorit të shëndetësisë,
ka marrë vendime për
përmirësimin e marrëdhënieve
me Iranin dhe Kubën, si dhe ka
paraqitur strategjitë e reja të luftës
në Irak dhe Afganistan.
Obama, mbushi 100
ditë nga marrja e postit
presidencial, që pati një fillesë
shumë entuziaste me deklarimin
e mënyrave të reja të menaxhimit
të ekonomisë dhe politikës së
jashtme të vendit. Disa kanë përfi
tuar nga kjo datë për të marrë në
shqyrtim politikat e Obamës, edhe
pse të gjithë janë të ndërgjegjshëm
që është ende herët për të thënë
diçka konkrete në lidhje me suksesin
apo disfatën e listës së gjatë
të iniciativave të ndërmarra nga
ai. Në këtë ditë vjen lajmi se ekonomia
amerikane është tkurrur në
tremujorin e saj të parë në masën
6.1 për qind, ose më shumë nga sa
parashikohej e kryesisht për shkak
të rënies së eksporteve. Edhe pse
"100-ditëshi" është një përvjetor
i krijuar më së shumti nga media
botërore, Shtëpia e Bardhë nuk
e ka humbur rastin që të nënvizojë
ngjarjet më kryesore të kësaj
periudhe të shkurtër. Me këtë rast,
edhe Obama ka dhënë një konferencë
për shtyp. Presidenti popullor, që ka një shkallë përkrahjeje të
popullit mbi 60 për qind, e ka përdorur
këtë datë për të nxitur edhe
më axhendën e tij në lidhje me
ndryshimet në fushën e kujdesit
shëndetësor, ndreqjen e sektorit
bankar, shpëtimin e kompanive
automobilistike amerikane, luftën
kundër ngrohjes globale dhe aktivizimin
e Amerikës në arenën
ndërkombëtare. Të mos harrojmë
edhe situatën me gripin e derrave,
që sot ka shënuar edhe viktimën
e parë në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Gjithsesi, kjo nuk do të
eklipsojë vendimin presidencial
për të bërë publike dokumentet e
klasifi kuara të mënyrave të hetimit
ndaj terroristëve të dyshuar
në periudhën e administratës së
Bushit. Në fjalën e tij, Obama u
shpreh se vendi kishte nisur të
lëvizte në drejtimin e duhur gjatë
100 ditëve të fundit. Tradita e 100
ditëve për presidentët amerikanë
daton periudhën presidenciale të
Ruzvelt, që trumbetoi aftësinë e tij
për të miratuar 15 ligje të rëndësishme
brenda tre muajve të parë
presidencialë, që kishin të bënin
me zgjidhjen e problemeve të
Depresionit të Madh. Megjithatë,
askush nuk pret magjira 100
ditët e para, edhe pse në njëfarë
mënyre krijohet një përshtypje
fillestare, që ndoshta më vonë
mund të dalë një zhgënjim. Sipas
disa analistëve, muajt e parë të
Obamës kanë nxjerrë në pah
mënyrën e tij të qeverisjes, përfshi
sjelljen gjakftohtë e të matur dhe
efektivitetin në komandimin e
situatave të ndryshme, por njëherazi
edhe dëshirën për të zgjidhur
shumë çështje të komplikuara
njëherazi. Deri më tani, presidenca
e Obamës ka miratuar një
ligj që lejon lëvrimin e 787 milionë
dollarëve, pjesë e një programi
stimuli ekonomik, ka lançuar
një reformë të sektorit të shëndetësisë,
ka marrë vendime për
përmirësimin e marrëdhënieve
me Iranin dhe Kubën, si dhe ka
paraqitur strategjitë e reja të luftës
në Irak dhe Afganistan.