Gripi i derrit, fqinjët tanë marrin masa, Shqipëria "fle"
Në pikat e kalimit kufitar shqiptar duket se nuk është marrë ende seriozisht çështja e masave parandaluese për virusin e gripit të derrit që pas viktimave të shtuara ka shkaktuar panik në mbarë botën. Ministria e Shëndetësisë dy ditë më parë nxori një urdhëresë me disa masa që duhet të zbatojnë inspektorët sanitarë në pikat kufitare, por realizimi i tyre në terren duket fort larg shkresës me firmën e ministres Anila Godo. Nga ana tjetër, vendet fqinje me Shqipërinë raportohet se e kanë marrë seriozisht rrezikun nga prekja prej këtij virusi që përhapet me shpejtësi, pasi transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes nga njeriu te njeriu, ose në kontakt me kafshë të sëmura.
Shkodër
Asnjë masë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar që aty të vendosen inspektorët sanitarë, për t‘u bërë barrierë e virusit të gripit të derrave. Pika e Muriqanit përballon fluksin më të madh të hyrjeve të turistëve të huaj në veri të Shqipërisë. Por aty nuk ka asnjë inspektor sanitar. Ndërsa punën e këtyre punonjësve të shëndetit duket se po e kryejnë shërbimet e policisë, që pyesin çdo person që hyn se nga vjen dhe nëse ka probleme gripale. Të pyetur nga "Shqip", punonjësit e policisë në këtë pikë kalimi dhe ata të doganës shprehen se nuk ka ardhur askush për të bërë punën e inspektorit sanitar apo ushqimor. Komandanti i pikës së kalimit kufitar në Muriqan, Kadri Becja, shprehet se nuk ka pasur asnjë rast të hyrjeve të turistëve nga vendet që janë prekur nga virusi i gripit të derrave. Sipas tij, punonjësit e policisë janë të porositur dhe pyesin çdo person që hyn në territorin shqiptar për vendin nga vjen dhe nëse ka probleme gripale. "Nuk kemi pasur raste të tilla, por nëse konstatojmë, do të bëjmë ndalimin e personit të dyshuar dhe do lajmërojmë institucionet e specializuara për këto raste", shprehet Becaj. Nga pika e Muriqanit hyjnë gjatë një dite në territorin shqiptar rreth 3 mijë persona.
Vlorë
Në Portin e Vlorës, Drejtoria e Shëndetit Publik nuk ka filluar ende kontrollin e pasagjerëve, me pretendimin se nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë udhëzimi nuk ka qenë për këtë çështje. Por, inspektori higjieno-sanitar në këtë drejtori, Agron Bashllari, tha se në ditët në vazhdim do të ketë kontrolle edhe për pasagjerët që vijnë nga Italia. E njëjtë është edhe situata e kontrolleve nga punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. Sipas tyre, gjatë këtyre ditëve nuk është bërë asnjë kontroll me arsyen se "nuk ka pasur ushqime të ardhura nga Italia, me bazë mishi".
Sarandë
Saranda ka tri pika të kalimit kufitar, porti detar, Qafë-bota dhe pika më e re e Ripësit, ku masat antigrip janë thuajse simbolike. Rasti më i freskët i "tolerimit" të virusit të derrit ka qenë ai i 28 prillit, kur nga Porti i Sarandës dy tragetet e ardhur hynë në qytet dhe shkuan në Butrint të paktën 120 turistë, mes të cilëve edhe nga Amerika, e njohur si vatër e prekur nga virusi i gripit të derrit. Mjeku Aleks Prifti, shef i epidemiologjisë në spitalin "Petro Nako" të Sarandës, tha se sinjalet e marra deri tani nga vendet që janë bërë vatra të prekura nga virusi H1N1, kanë shërbyer për të forcuar masat e kontrollit dhe ato të parandalimit të shpërthimit të këtij virusi edhe në qytetin që ka nisur praktikisht vitin e ri të turizmit, me kruazierat e para që kanë prekur brigjet e Sarandës. Por, në fakt, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe në praktikën e kontrollit të turistëve të huaj që vijnë nëpërmjet Korfuzit, apo atyre që hyjnë nga Qafë-bota apo nga Ripësi. Pasi asnjë masë nuk ka mbërritur në Sarandë për të siguruar mbrojtje për ata që ushtrojnë kontroll ndaj turistëve të huaj, duke mbrojtur kështu vetveten, njerëzit e shërbimeve portuale apo doganore. Muhamet Veliqoti, ndihmësinspektor sanitar në Portin detar të Sarandës, shton si një gjë të re në praktikën e kontrollit të turistëve faktin që ai komunikon me mjekun e kruazierave mbi gjendjen shëndetësore të turistëve në bord. "Edhe vetë i pyesim ata, në se janë me grip", shprehet Veliqoti. Ai shton se megjithëse ka kohë që shërben me atribute të njeriut të shëndetësisë në Portin e Sarandës, ende nuk ka një mjedis sado modest dhe shpreson se situata e gripit të derrit mund të ndikojë që ai të pajiset së paku me një zyrë brenda mjediseve të terminalit të portit. "Për kushtet karantinore, të nevojshme që të krijohen në se përballen me një rast të gripit të derrit, Veliqoti thotë se zyra e shpresuar do të marrë edhe këto funksione, pasi spitali gjendet fare pranë me portin dhe kjo realizohet në kushte spitalore".
Durrës
Në Portin detar të Durrësit, e vetmja masë që merret është ajo e vëzhgimit të listës së pasagjerëve të trageteve dhe vendit nga vijnë, ndërsa pritet mbërritja e udhëzimeve konkrete nga Ministria e Shëndetësisë. Mjeku epidemiolog i Portit të Durrësit thotë se po u kushtohet kujdes i veçantë pasagjerëve të trageteve që vijnë nga portet italiane dhe që mund të ndjehen të sëmurë gjatë udhëtimit. Vëmendja është përqendruar kryesisht tek ata që mbërrijnë nga Shtetet e Bashkuara apo Meksika, vende këto ku virusi i rrezikshëm gripal është përhapur shumë. Pasagjerëve që kanë probleme shëndetësore gjatë udhëtimit u rekomandohet të kërkojnë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, asnjë masë tjetër nuk duket të jetë marrë në portin më të madh të vendit, nga ku çdo ditë lëvizin një mori mallrash, produktesh ushqimore dhe njerëzish.
Maqedoni
Punonjësit e policisë dhe ata të doganave pajisen me mjete mbrojtëse
Fillojnë kontrollet speciale në aeroporte
Maqedonia ka marrë masat e para parandaluese kundër gripit të derrit, megjithëse në vend nuk ka ndonjë shenjë ose rast të tij. Sipas medias vendase, Maqedonia ka vendosur që nga fillimi i kësaj jave të ndalojë importin e derrave të gjallë. Në aeroportet e saj në Shkup dhe në Ohër kanë filluar të kryhen kontrolle speciale të pasagjerëve, që kthehen nga zonat e përfshira nga kjo sëmundje. Policët dhe doganierët në aeroportin e Shkupit, vë në dukje media maqedonase, kanë vënë maska në fytyrë dhe kanë veshur dorashka speciale për të bërë kontrollin e udhëtarëve. Këta kontrollohen edhe nga një ekip mjekësor në bashkëpunim me komisionin e ngritur nga Ministritë e Shëndetësisë dhe të Transportit e të Lidhjeve të Maqedonisë. Në qendër të vëmendjes janë udhëtarët që vijnë nga vendet e Amerikës Latine. Ata pyeten me detaje nëse kanë kontaktuar ndonjë person me sëmundjen e gripit të derrave, apo nëse kanë vizituar ndonjë fermë derrash. Sipas Jovanka Kostovska, drejtuese e Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë, do të vendosen në karantinë 10-ditore të gjithë ata që kanë qenë në vendet ku ka pasur raste të virusit të gripit të derrit.
Klinika për Sëmundjet Ngjitëse në Spitalin Shtetëror të Shkupit deklaron se ka marrë të gjitha masat për shtrimin dhe kurimin e personave eventualë të infektuar, ndërkohë që të gjithë punonjësit janë të detyruar të mbajnë maska në fytyrë dhe është forcuar në shkallë të konsiderueshme regjimi i vizitave të pacientëve të shtruar nga të afërmit e tyre. "Bëhet fjalë për një bioterrorist të natyrshëm, ndaj të cilit nuk ka imunitet asnjë organizëm njeriu dhe virusi i ri është një përzierje e gripit të njeriut, të shpendëve dhe të derrit. Viruset që veprojnë në mënyrë të natyrshme janë shumë të rrezikshëm, pasi, ndryshe nga gripi i shpendëve, gripi i derrit përhapet shumë më shpejt dhe e rrezikshme është se ai transmetohet nga njeriu te njeriu", vuri në dukje drejtori i klinikës, Zvonko Milenkoviç.
Po ashtu, sipas medias maqedonase, do të rriten në shkallë të konsiderueshme edhe kontrollet e inspektimit veterinar kufitar. "Kemi marrë masat respektive në pikë-kalimet kufitare, për të parandaluar ndonjë shfaqje eventuale të gripit të derrit. Po e ndjekim situatën nga afër dhe do të zbatojmë të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian. Mishi dhe produktet e tij që janë në shitje, janë të sigurta dhe mund të përdoren", tha dje ministri i Bujqësisë, Ace Spasenpvski. Media maqedonase konstaton se në dyqanet e mishit në Shkup nuk ka pasur ndonjë rënie interesi për produktet e derrit, pasi nuk ka rrezik të marrjes së virusit nëse mishi gatuhet në temperaturë mbi 70 gradë.
Gripi i derrit, shënohet viktima e parë në SHBA
Dje është shënuar viktima
e parë e gripit jashtë Meksikës.
Bëhet fjalë për një
fëmijë meksikan 23 muajsh, që
ndodhej në Teksas, ndërkohë që
në Meksikë, virusi ka marrë jetën
e 159 personave. Viktima është
një nga 91 rastet me grip të identifi
kuara në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës deri më tani dhe ndodhej
së bashku me prindërit për një
vizitë te të afërmit në Teksas. Organizata
Botërore e Shëndetësisë bëri
të ditur dje se virusi vazhdon që
të shpërndahet nga një person te
tjetri. Për sa i përket fëmijës, sapo
u identifi kua me shenjat e para të
gripit, është shtruar në spital, ku ka
vdekur gjatë natës. Edhe Presidenti
Obama i ka shprehur mbështetjen
e tij familjes së djalit të vogël, duke
deklaruar se qeveria federale po
bënte përpjekjet maksimale për
ta izoluar përhapjen e virusit.
Tashmë është fakt që, edhe pse
fi llimisht virusi ka dalë nga derrat,
është shndërruar në një virus që
po përhapet dhe godet njerëzit
në një transmetimin njeri-njeri.
Për sa i përket Meksikës, në këtë
vend ka një konfuzion në lidhje me
numrin e vërtetë të viktimave. Kjo,
për shkak se nuk është dhënë ende
përgjigjja përfundimtare në lidhje
me disa vdekje që dyshohet se
janë shkaktuar nga virusi. Kërkimi
për gjetjen e burimit të shpërthimit
të epidemisë vazhdon duke
u përqendruar gjithmonë e më
shumë në afërsi të një ferme derrash
në pjesën lindore të Meksikës.
Në kryeqytetin e këtij vendi janë
mbyllur të gjitha restorantet, nuk
organizohen më veprimtari publike
që kërkojnë një pjesëmarrje
masive njerëzish, si dhe shkollat
për të parandaluar përhapjen
e virusit. Kjo ka bërë që sipas
vlerësimit të qeverisë, bizneset
në vend të pësojnë një humbje
shumë të madhe që mund të rritet
edhe më nëse kjo situatë do të
vazhdojë gjatë muajve të verës,
kur edhe ndoshta vala e turistëve.
Ndërkohë Franca ka kërkuar sërish
një ndalim të fl uturimeve të
vendeve të Bashkimit Evropian
për në Meksikë për shkak të virusit.
Kjo lëvizje pason konfi rmimin e
identifi kimit të rasteve të reja të
të infektuarve në Evropë. Madje,
Franca deklaroi se do ta kërkojë
me forcë një gjë të tillë në takimin
e ardhshëm të ministrave të Shëndetësisë.
Ndaj një kërkese të tillë
ka reaguar Organizata Botërore e
Shëndetësisë, sipas së cilës ajo nuk
do ta përmirësojë situatën.
Rastet e para në Evropë konstatohen
në Spanjë, Britani e Gjermani
Gjermania konfi rmoi tri rastet e para të
gripit dje, duke shënuar edhe mbërritjen
e virusit në zemër
të Evropës. Një agjenci
federale për sëmundjet
ngjitëse bëri të ditur se
bëhej fjalë për një burrë
dhe një grua mbi të 30-at
që ndodheshin në Bavari
dhe një 22-vjeçar në Hamburg.
Sipas njoftimeve, ata
sapo ishin kthyer nga Meksika.
Spanja dhe Britania
e Madhe kanë identifi kuar
gjithashtu dy raste, secila,
me viruse, por ato janë të
një forme shumë të lehtë, ndërkohë që nuk
ka lajme për përhapjen e virusit në zonat
e Evropës Lindore. Pjesa më e madhe e
vendeve të Bashkimit Evropian kanë në
dispozicion sasi shumë të
mëdha vaksinash antivirale,
që në disa raste mund të
përballojnë edhe gjysmën
e popullatës së vendeve
të caktuara. Ndërkohë në
të gjitha vendet është vënë
re një rënie e ndjeshme e
blerjes dhe konsumimit të
mishit të derrit, si dhe një
ulje e ndjeshme e çmimit të
tij. Ka disa shtete si Egjipti,
që ndërkohë kanë marrë
masa më ekstreme, duke
vrarë dhe groposur shumë derra nga frika
e përhapjes së epidemisë.