Adela: Në shtëpinë time nuk do jetë më si më parë
Një tjetër ditë ka kaluar në "Big Brother". Banorët, si përherë, kanë diskutuar. Ata kanë kujtuar natën e parë kur hynë në shtëpinë më të famshme në vend dhe emocionet. Qetsori ka rrëfyer një periudhë të rinisë së tij, kur pinte shumë alkool. Më pas ai ka thënë se hoqi dorë nga veset që në momentin kur vendosi të krijojë familje.
Ditëlindja e Mimozës
Duke marrë shkas nga një këngë që është në sfond, Arjani kujton se në datën 6 Mimoza ka ditëlindjen. Ajo mbush 20 vjeç dhe Ari i drejtohet me shprehjen "Sot jam 20 vjeç, edhe jeta më thërret". Adi, i cili është ulur së bashku me Mozën duke ngrënë mëngjes, thotë se ditëlindjen do t‘ia bëjnë të madhe. Moza e menduar shprehet: "Po a jam këtu, se nuk i dihet. Do të kisha pas qejf po të isha". Adi i thotë se do ta festonte me shpirtin e saj (për Polin), por Mimoza i thotë se po të ishte këtu, do të ishte shumë më ndryshe dhe se do të kishte kështu një kujtim shumë të bukur.
Moza: "Ti je femër provokuese"
Adela, Bjordi dhe Mimoza janë shtrirë në kolltukun e bardhë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Gjatë bisedës, Moza pyet Adelën: "Bjordi s‘bëhet xheloz për ty, sepse ti je femër provokuese"? Adela i përgjigjet se Moza i ka konceptet gabim, por kjo e fundit vazhdon në të sajën, duke thënë se është mirë të jesh provokuese. Adela i thotë se ndoshta Mozës i duket ashtu sepse ajo (Adela), nuk i duket ndonjë njeriu tjetër femër provokuese. Moza i kundërpërgjigjet duke i thënë se Adela nuk mund ta dijë se sa e vërejnë të tjerët.
Sori: "Kam pirë shumë alkool"
Të gjithë janë mbledhur në sallon dhe dëgjojnë Sorin, i cili tregon për një pjesë të jetës së tij, kur ai ka pirë shumë alkool. Bëhet fjalë për kohën kur ai ka qenë nga 17-23 vjeç dhe më pas ai tregon se ka bërë intoksikimin, sepse ka pasur probleme shëndetësore. Anjeza e pyet e interesuar se nga çfarë vesi ka hequr dorë Sori në momentin që ka krijuar familje? Sori i përgjigjet se ai ka hequr dorë nga veset që në momentin kur vendosi të krijonte familje dhe jo kur e krijoi atë. Megjithatë, Sori tregon se vesi më i vështirë që ka pasur, ka qenë arroganca e moshës, e cila e çonte të përplasej me gjërat menjëherë pa u menduar gjatë. Ai vazhdon duke thënë se normalisht duhet ecur më ngadalë dhe se ai nuk jeton më për veten, por për familjen e tij. Sori tregon gjithashtu se ka lëvizur në shumë vende të botës, ku ka parë edhe shumë mënyra jetese. Në lidhje me këtë të fundit, Anjeza mendon se Sori është i rrahur me jetën dhe është përballur me të.
Është bukur të shohësh gjëra të reja
Gjatë bisedës ku Anjeza tregon se do të hapet një kinema e re, Adela bën pyetjen: "Pse është turp të thuash se nuk kam qenë asnjëherë në kinema"? Arjani i përgjigjet se është e habitshme dhe Adi thotë se Adela është rritur me telenovela. Ari i shpjegon se kinemaja është një dimension krejt tjetër dhe është shumë bukur. Adela shprehet se e di si është, por ajo nuk e ka përjetuar ndonjëherë. Ajo thotë se do të shkojë në kinema sapo të dalin dhe Ari e mbështet mendimin e saj. Ari i thotë Adelës se për të, Tirana do të jetë shumë ekzaltuese, sepse për atë vetë është e ezauruar. Adela e mbyll me shprehjen se është bukur të shohësh gjëra të reja, që s‘i ke parë asnjëherë.
Adela: "Sa më ka marrë malli për babin"
Adela ndërsa ndodhet në banjë, së bashku me Arin dhe Anjezën, e cila po i kreh flokët, dëgjon një këngë të vjetër italiane dhe thotë se kjo ishte kënga e babait të saj. Ajo i tregon Arit, që i ati i kishte treguar se në kohën e komunizmit, kur nuk u lejohej të dëgjonin këngë të huaja, kjo ishte kënga që ai e dëgjonte gjithmonë. Adela, duke u përlotur thotë se e ka marrë malli shumë për babin.
"Për inat të nominimit, kërceni!"
Ka mjaftuar që Arjani të shtrihej mes Bjordit dhe Adit, që Adelajda të bëjë shaka me të. Sipas saj, vendi ku u shtri Arjani është i saji dhe nuk kishte pse ta zinte. Arjani i thotë: "Kur ta marrin diçka të vjen inat, dhe thua se pse nuk e mora". Ai shikon Mimozën në gjumë dhe fillon e komenton. Sipas tij, ajo do vetëm gjumë dhe kur zgjohet i vë banorët në punë. Mimoza zgjohet dhe e pyet se çfarë ka me të. Adelajda i thotë që të çohet të kërcejë. Në dhomë vjen Anjeza dhe Junida. Në momentin që në sfond fillon muzika orientale, vajzat janë çuar duke kërcyer për Adin, i cili bën sikur është sulltan. Adi u thotë vajzave: "Për inat të nominimit, kërceni"! Arjani shikon haremin e improvizuar të Adit me zili. Adi e fton që të bashkohet me to, por ai preferon vetëm t`i shikojë.
"S`na lënë rehat as në ëndrra"
Arjani shkon në kopsht, ku është shtrirë Qetsori dhe komenton Adin që kërcente me vajzat. Qetsori i thotë që i kishte dëgjuar dhe e pyet se çfarë kishte bërë ai. Arjani i thotë: "Unë shijova lëvizjet e vajzave, dhe pastaj fjeta gjumë". Gjumi i drekës ka filluar t`i pëlqejë Arjanit. Qetsori thotë që ai e ka të vështirë të flejë në drekë, pasi është mësuar nga jeta jashtë që është aktiv gjatë gjithë kohës. Arjani tregon që dhe për të është e njëjta situatë, dhe i tregon se kishte parë në ëndërr Adelajdën dhe Bjordin duke u puthur. Ai thotë: "Nuk na lënë rehat as në ëndrra".
Parashikimet e Eltonit
Banorët qëndrojnë në kopsht, duke biseduar. Anjeza duke pirë kafen kujton Eltonin, i cili shikonte filxhan. Ajo u thotë: "Eltoni atë që ndodhi të shtunën, e kishte parashikuar para një jave". Ajo vazhdon duke treguar që kishte parashikuar se do dilte ai dhe Arjoni, dhe që në nominim do ishin pesë veta. Qetsori shprehet i habitur nga kjo gjë. Anjeza i thotë që Eltoni i kishte treguar se kush do dilte në finale, por këtë nuk dëshironte ta thoshte. Bjordi tregon që edhe ai kishte aftësi parashikuese, por jo me filxhan. Ai thotë që të gjitha parashikimet e Eltonit ishin logjike. Anjeza dhe Qetsori e kundërshtojnë, duke i thënë se nuk ka lidhje me logjikën. Arjani fillon bën shaka, duke thënë: "Prandaj rrinte i qetë ai, se e ka ditur". Arjani është kurioz të dijë se për kë ka parashikuar që do fitojë dhe e pyet: "Mos më thuaj që ka thënë se do e fitojë Qetsori"? Ajo e mohon, dhe shton që kur të vijë momenti i duhur, do e tregonte.
"Do e ndërroje Polin me Bjordin"?
Adi pasi dëgjon Mimozën duke bërë shaka me Junidën, i thotë: "Kujdesu për arushin". Ai e pyet Mimozën: "Do e ndërroje Polin me Bjordin"? Mimoza i thotë që kurrë, dhe shton me shaka: "Unë ta ndërroj me këtë fëmijë (për Bjordin)"?! Adi e sqaron duke i thënë që ideja e pyetjes së tij ishte që Adelajda të merrte Polin, ndërsa Mimoza të merrte Bjordin. Adelajda i thotë Adit që ato janë në harmoni me njëra-tjetrën dhe nuk duhet të ndërhynte. Anjeza ndërhyn duke thënë që gjërat asnjëherë nuk janë të sigurta. Adelajda thotë: "Unë Polin e kam të dashurin e shoqes, dhe Bjordin Mimoza e ka shok, dhe të dashurin e shoqes". Anjeza mbas fjalës së Adelajdës thotë që ajo bie në kontradiktë me fjalët e saj, pasi kishte thënë që nuk e cilësonte lidhjen e saj me Bjordin. Ajo shton: "Ti sapo bëre cilësim. Do fle e qetë sonte". Adi merr mikrofonin dhe improvizon sikur është telefon dhe po flet me dikë. Dikush në telefon i thotë që Poli është me dy vajza, dhe i thotë Mimozës që të flasë. Ai vazhdon duke thënë me shaka: "Po e pashë Polin me vajza, do‘ia përdredh qafën‘". Mimoza qesh me batutat e tij.
Kujtime për natën e parë
Sori dhe Bjordi kujtojnë natën e parë kur hynë në "Big Brother". Ata ia tregojnë këto Junës dhe Anjezës dhe qeshin me peripecitë që kaluan atë natë. Bjordi kujton kur Sori u prezantua me ta dhe nuk e kuptoi që ai dhe Arjoni, të cilët do të hynin në një kohë me të, ishin konkurrentë si ai. Bjordi tregon se Sori në ato momente emocionuese kishte thënë disa batuta që të gjithë kishin qeshur. Të dy tregojnë kur kishin tentuar të futeshin në shtëpi, por rruga u ishte ndërprerë, sepse duhet të kalonin një provë më parë dhe që në fillim kishin përjetuar momente sfide. Ata tregojnë se i shihnin nëpërmjet një monitori konkurrentet e tjera që hynin, vajzat, dhe iu dukeshin shumë të mëdha nga efekti i ekranit të madh. "Kur shkuam brenda, i pashë që ishin njerëz si ne", thotë Sori për reagimin e tij. Ata qeshin me këto kujtime. Juna duket e interesuar për të ditur se si është përjetuar nata e parë. Ajo qesh me tregimet e djemve. Sori i thotë se në fillim e kishte trembur tipi i saj që qeshte aq shumë, megjithëse ai i pëlqen këta njerëz. Sori thotë për veten se është njeri shumë serioz, që nuk qesh shumë dhe shpesh ndjehet si një njeri stresant, gjë që nuk i pëlqen. Sipas tij, kjo gjë e bën që ta vlerësojë Junën më shumë se veten, pasi e konsideron si një vlerë pozitive të qeshurën.
"Minimumi të shkoj në finale"
Bjordi i kujton Adelës se dhe dy javë e gjysmë i ndajnë nga nata e fundit e "Big Brother". Adela shprehet se për Bjordin është qejf, ndërsa për të është frikë. Bjordi ia kthen se java e saj kalon shpejt dhe qesh sepse nënkupton që ajo mund të dalë këtë të shtunë. Adela, duke folur seriozisht, thotë se vërtet ka frikë se ndoshta del. Bjordi vazhdon shakanë e tij se nuk ka asnjë ndryshim një javë më shpejt apo një javë më vonë, tani që erdhi fundi. Për Adelën, ndryshimi është shumë i madh, sepse pretendon që minimumi të shkojë në finale. "Është synim, por edhe mision", thotë ajo. Adela fillon të flasë për javët e saj në nominim. Ajo tregon se javën kur ka qenë me Aidën, Sorin dhe Arjonin, ka pasur më shumë frikë nga eliminimi sesa këtë javë. Ajo shton se ka frikë se kur të kthehet në shtëpi, nuk do jetë më si më parë.
"Zemra, shpirti"- falsitet
Moza ankohet për duart e saja. Juna i thotë se ndoshta i janë bërë ashtu sepse nuk punon sa duhet në shtëpi, ose jo për punë të rëndësishme si larja e enëve. Moza ia kthen se ndoshta ajo nuk e ka parë, por punon vërtet shumë në shtëpi dhe se më të shumtën e herëve, ajo i ka larë enët, por ndoshta ajo nuk e ka parë ose i ka pasur sytë e mbyllur. Ato fillojnë të diskutojnë për këtë gjë dhe Moza, për të mbyllur bisedën, pyet Arin që ndodhet me to për t‘ia pohuar dhe Ari e pohon. Më pas, Moza ngacmon pa dashje Adin dhe i kërkon të falur duke i thënë "zemër". Juna i thotë se nuk duhet t‘i përdorë këto fjalë, sepse duket false. Moza justifikohet se i përdor me të gjithë, por Juna insiston se tregon falsitet. Vajzat vazhdojnë të bisedojnë, por duke u kapur herë pas here me njëra-tjetrën.