E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 milionë për merkaton, Interi ëndërron Xherard

Interesimi

Triumfi në Champions League ka pasuruar klubin e Masimo Moratit. Me fitoren në Madrid, Interi ka përfituar 40 milionë euro nga UEFA, 18 nga shitja e biletave, 6 nga sponsorët, 8 nga shitja e mallrave e aksesorëve. Këtyre shifrave mund t’i shtohen 16 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës së Zhoze Murinjos, 4 nga Superkupa e Europës dhe 8 nga botërori i klubeve. Në total, titulli europian do të pasurojë klubin zikaltër menjëherë me 100 milionë euro. Sipas gjasave, Morati do t’i investojë këto para në merkato, për të konfirmuar superioritetin në Serinë A italiane, por edhe për të mbrojtur titullin në Champions. Ndërkohë, objektivi kryesor në merkaton e verës do të jetë Stiven Xherard. Kapiteni i Liverpulit mbetet ëndrra e presidentit zikaltër, i cili synon t’i dhurojë trajnerit të ri (që mund të jetë Mihajloviç, Kapelo ose Gus Hidink) mesfushorin anglez. Problemi për të arritur te 30-vjeçari nuk janë paratë, por rezistenca e “Reds”, të cilët do të bëjnë të pamundurën mos të privohen nga shërbimet e idhullit të “Anfilld Roud”. Një tjetër objektiv i Interit është edhe Havier Maskerano. Me fjalë të tjera, mesfusha do të jetë reparti ku priten më shumë ndërhyrje për sezonin e ardhshëm.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›