E Diel, 1 Nëntor 2026

100 persona morën mjekim në spitale nga dhuna

 Në Spitalin Ushtarak janë paraqitur 27 policë dhe 33 civilë të lënduar, ndërkohë që, sipas drejtorit të Spitalit, Bedri Mihja, 4 raste janë paraqitur me plagë nga armë zjarri.

Deri tani janë konfimuar tre persona të vdekur, ndërsa 35 vjeçari nga Lezha, Aleks Lika, ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.  Ekipi mjekësor që po ndjek situatën e tij shëndetësore qëndron në gatishmëri, duke bërë dhe të gjitha ekzaminimet e nevojshme si skaner dhe rezonancë magnetike.

Sipas drejtorit të Spitalit, Bedri Mihja, i riu është në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe pse gjatë ditës së sotme ka paraqitur një gjendje stabël shëndetësore. Një efektiv i policisë po kështu paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të hematomave.

“Ekipet mjekësore kanë bërë detyrën e tyre, duke u qëndruar në gatishmëri rasteve të paraqitura, shumë prej të cilave kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë përcjellë për në banesa”, tha Mihaj. Në QSUT kanë mbërritur për mjekim 29 persona të lënduar, ndërsa një civil vazhdon të jetë i shtruar në Urgjencën Kirurgjikale, jashtë rrezikut për jetë./Start/

                                                                                             2011-01-22 15:41
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›