Leskaj: Sot është ditë reflektimi
Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, ka uruar dje të gjithë besimtarët katolikë në ditën e Pashkëve. "Gëzuar Pashkët! Ditë paqeje për të reflektuar për të gjithë njerëzit në nevojë", është shprehur Leskaj në emër të PS-së. Gjatë një vizite në Selinë e Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës në Tiranë, në katedralen "Gjon Pali", me rastin e festës së Pashkëve katolike, ku u pritën nga kryetari i Konferencës Ipeshkvnore dhe njëkohësisht Ipeshkvi i Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirdita, Leskaj e Dade kanë përcjellë urimet më të mira në këtë ditë të madhe ringjalljeje. Imzot Rrok Mirdita theksoi se në këtë ditë të shënuar të kremtimit më të madh të ringjalljes së Jezusit, janë të rëndësishme mesazhet e paqes e mirëkuptimit.