E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjet Pavarësi, 100 vjet i shpërdorimit të votës

Shqipëria feston këtë vit 100 vjetorin e Pavarësisë. Por, paradoksalisht, vendi ynë është një nga shtetet ekzemplare, që gjatë gjithë historisë së vet, ka pasur probleme me respektimin e votës së zgjedhësve të vet.

“Nëse shqiptarët festojnë 100 vjetorin e shtetit shqiptar, ne në të njëjtën kohë shënojnë gjithashtu 100 vjet të shpërdorimit të votës së shqiptarëve. Pa zgjidhur problemin e respektimit të plotë të votës, nuk e kemi ndrequr pozitën, opozitën ose shtetin,’ shprehet për SETimes Qani Mehmedi, botues i Infopress e një komentator politik me qendër në Prishtinë.

Ndërsa gjatë periudhës së komunizimit vota nuk kishte vlerë, tashmë prej 20 vitesh e kusur, ajo vidhet dhe për më tepër, ai që fiton zgjedhjet, shumë pak plotëson premtimet ndaj zgjedhjësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›