E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Liderët sot me vese, të marrin shembull nga liderët historikë

TIRANE-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përshëndeti sot seancën speciale që organizoi Kuvendi i Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Krasniqi theksoi se pavarësia e Shqipërisë, data e shpalljes së saj, është një datë e vecantë dhe për Kosovën, pasi nga ajo datë pati vetërilindije dhe rilindje.

Sipas Krasniqit, emra të shquar si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari që mund të barazohen me simiozën mencuri dhe trimëri, sollën përvjetore të tillë që nuk mund të jenë vec bazament reflektimi. Sipas, Krasniqit, politika sot duhet të marrë shembull nga këta emra.
“Duke marrë shkas nga kjo plejadë e lavdishme, liderët ti thërrasin mendjes për harmoni , të veprojnë me arsye, të shërbejnë me mirëkuptim, të bëhen udhërrëfyes për tejkalimin e veseve”, theksoi Krasniqi.

Më tej, kreu i Kuvendit te Kosoves, theksoi se Shqipëria pavarësisht se nga kush qeveriset është dhe do të mbetet, shtet i shqiptarëve, kudo ndodhen ata. “Mund të ndërrohen formacione të administrimit, por Shqipëria, shteti i shqiptarëve, të gjallë e të shuar do të jetojë për jetë të jetëve. Të nderuar bashkëkombas, në këtë përvjetor jubilar nuk dua të fsheh ndjenjën e krenarisë, kënaqësinë, e kundërta do më c’përfytyronte, Shqipëria do jetë në jetë të jetëve e lirë dhe e pavarur”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›