E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamionët e Veselinovicit punuan në “Rrugën e kombit”

PRISHTINË- Qeveria e Kosovës ka përfshirë në ndërtimin e “Rrugës së Kombit”, biznesmenin e Zvonko Veselinovic, i akuzuar për trazirat në veri të Kosovës dhe të dyshuar gjithashtu për pjesmarrje në vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës Enver Zymberi.

Kamionët Zvonko Veselinovic kanë kontribuuar në ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”.

Këtë fakt e ka nxjerrë Prokuroria e Beogradit, e cila ka hapur hetimet mbi marrjen e jashtëligjshme të 32 kamionëve nga Zvonko Veselinovic dhe dy personave të tjerë, kamionë këta të kompanisë ’Hipo alpe Adria lizing’, shkruan Koha Ditore.

Prokurori serb Milko Radisavlevic ka thënë për mediat serbe se ka nisur hapja e hetimeve për marrjen në pronësi në mënyrë kriminale të 32 kamionëve, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e autostradës së parë kosovare.

Sipas prokurorit, përveç Veselinovicëve, të dyshuar për këtë janë edhe Milan Radojncic dhe Dragan Curcic.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›