E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjet Posta Shqiptare, Berisha: Promotore e zhvillimit dixhital të vendit

berisha-p[ostaTiranë- Posta Shqiptare ka kremtuar sot 100-vjetorin e emetimit të parë të pullës postare në vendin tonë. Për këtë arsye sot është çelur një ekspozitë në Muzeun Kombëtar, ku është bërë pasqyrimi në një 100 vite i pullës postare shqiptare.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berisha, i cili në fjalën e tij u shpreh se përdorimi i vulës postare zytrarizoi krijimin e shtetit shqiptar.

Sot shqiptarët kremtojnë një ditë të shënuar në historinë e tyre, ditën e emetimit 100-vjet më parë të pullës së parë shqiptare të shtetit pak mujor aso kohe, të pavarur shqiptar. Ky moment ishte një eveniment shumë i rëndësishëm për konsolidimin e pavarësisë. Pas vulës së qeverisë vula postare ishte vula de juro dhe de fakto e shtetit të ri shqiptar, tha Berisha.

Në vijijm kryeministri u shpreh se falë dixhitalizimit, Posta Shqiptare ofron sot një shërbim më cilësor dhe më të shpejtë, duke thënë se para disa vitesh ky shërbim po largohej nga qytetarët.
Drejtimi eficent i saj, përkushtimi i punonjësve, mbështetja e qeverisë ka bërë që nga një shërbim që po degradonte e po i largohej qytetarit, që ishte kthyer në një problem të jetës sot është një nga shërbimet më të mira, më të shpejta e serioze. Me teknologjinë më të lartë, më moderne që ekziston sot, tha Berisha.

Sipas shefit të ekzekutivit posta është promotore e zhvillimit të Shqipërisë dixhitale, duke thënë se 1250 zyra të vendit shpërndajnë sot internet falas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›