Zgjedhjet, bëhet sot regjistrimi i dy koalicioneve në KQZ
Tiranë- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme pritet të bëjë sot miratimin e koalicioneve që do të hyjnë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Sipas një njoftimi për shtyp të KQZ-së, në takimin e orës 12:00, do të shqyrtohet projekt-vendimin për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Aleanca për Punësim, Mirëqënie, dhe Integrim” si dhe “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, si subjekte zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Po sot prite të ketë ndryshime sa u përket koalicioneve, kjo pasi disa parti nuk arritën të regjistroheshin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet.
Në këtë mënyrë të djathtëve do ti largohet Partia Civile, ndërsa të majtëve Partia Demokratike e Bashkimit Musliman e Partia e Prosperitetit Demokratik. Sot zyrtarizohen dhe partitë që do të shkojnë në zgjedhje, ndërsa deri të hënën është dhe afati përfundimtar ku do të paraqiten listat e kandidatëve nga secila parti.