E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dama Plakë në Tiranë

Vizita e damës plakë komedi e zezë nga Friedrich Durrenmatt, me regji të Kiço Londos, shfaqet nesër dhe pasnesër, ora 20:00 në sallën e Universitetit të Arteve. Vepra është një thurje e komedisë mizore me dramën ku drejtësia e çoroditur dhe e tronditur nga pushteti i parasë, mbetet një fenomen përherë aktual të cilit i nënshtrohet ndërgjegjja njerëzore.

Është përkthyer nga Ardian Klosi. Nën interpretimin e aktorëve: Tinka Kurti Astrit Hasani, Dashamir Halitaj, Shpëtim Shehu, Myzafer Zifla, Klajdi Marku, Dorjana Caushi etj.. Komedia vjen në Tiranë pasi është shfaqur dhe në teatrin Bylis të Fierit dhe në teatrinMigjeni të Shkodrës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›