Finalja e Orkestrës me muzikë baroke
Mbyllet stina koncertore e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, nesër, ora 19:00, në Universitetin e Arteve. Koncerti i fundit i orkestrës për këtë sezon drejtohet nga dirigjenti italian Vladimiro Vagnetti. Në pjesën e parë interpretohet Himni i krijesave nga At Domenico Stella, mjeshtër i Katedrales së Shën Françeskut të Asizit, krijoi në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe mbyllet me muzikën e At Albinio Varrotti-t.
Pjesa e dytë e mbrëmjes vazhdon me muzikën e shenjtë të Johann Joseph Fux, ndër eksponentët më të mëdhenj të periudhës së fundit baroke. Dhe në mbyllje, ekzekutimi në organo i Carlo Abbati-t. Solist janë artistë të formacionit vokal dhe muzikor Assisincanto Chorus Girolamo Diruta, që këndojnë në Asizi dhe Deruta.