Ah, paratë, paratë
Kjo komedi e vitit 1994, e dramaturgut anglez Ray Cooney, shfaqet të shtunë e të diel, ora 19:30 në skenën e Teatrit Petro Marko të Vlorës, nga regjisorja Driada Dervishi. Henri, një ekonomist i rregullt dhe i sjellshëm, aksidentalisht merr valixhen e një personi tjetër në autobus, brenda së cilës ka një milion euro.
Ai vendos të mbajë valixhen dhe të udhëtojë për në Barcelonë për të nisur një jetë të re, së bashku me të shoqen, Xhinin. Por e shoqja kundërshton, pasi të tjera plane ka në kokë… Nën interpretimin e aktorëve: Astrit Mamaj (Henri), Olta Gixhari (Xhini), Roland Minga, Artan Islami, Matilda Avdyli etj.. Me muzikë të Artur Dhamos dhe skenografi të Agron Jakupit.