Homazh Pandi Zguros
Me shfaqjen e dokumentarit Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak.
Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro Artist i Merituar me medaljen Për shërbime të shquara (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor Trebicka dhe grupi muzikor e artistik me Miron Kotani, Redon Makashi, Mira Bregu.