E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 vjetori i Interit: Quaresma pelqehet nga Moratti

Top News
Masimo Morati është ende në kërkim të një dhurate për klubin e tij me rastin e 100 vjetorit të krijimit të tij. Presidenti i klubit nga rruga Durini ishte i pranishëm në ndeshjen miqërsore midis Italisë dhe Portugalisë në Zyrih, për të ndjekur mesfushorin e Mancester Junajted Kristiano Ronaldo. Por në të vërtetë ai që i bëri më shumë përshtypje Moratit ishte Rikardo Kuarezma, autori i golit të vetëm për skuadrën e drejtuar nga Luis Felipe Skolari. Mesfushori 24 vjecar është në sezonin e tij të katërt me Porton, me të cilën ka fituar 3 tituj kampion , 2 kupa dhe 3 superkupa të Portugalisë. Është një mesfushor i aftë të luajë si në krahun e majtë ashtu dhe në të djathtin dhe tek Inter konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Luis Figos. Edhe vetë Figo u ka kërkuar prej kohesh drejtuesve zikaltër të blejnë Kuarezman, kartoni i të cilit kushton deri në 20 milionë euro. Por nuk është vetëm Kuarezma në qendër të vëmendjes së Interit. Trajnerit Roberto Mancini i pëlqen dhe Ivan Rakitic, mesfushori kroat me pasaportë zvicerane, i Shalke 04. Rakitic është vetëm 20 vjec, por në ambientin e Interit ai konsiderohet si Bobani i ri, për shkak të karakteristikave të tij tekniko-taktike. Tashmë nuk mbetet tjeter vecse të presim nëse Inter do bëjë mdonjë ofertë në drejtim të Rakitic. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›