E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Kombeve: Kameruni dhe Egjipti ne finale

Top News
Kameruni është bërë finalisti i parë i kupës së kombeve në Afrikë, pasi ka mundur vendin organizator Ganën në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Vendasit janë mundur minimalisht 1-0, pasi nuk i kanë rezistuar presionit, skualifikimeve dhe dëmtimeve, megjithëse në fushë kanë bërë një ndeshje të madhe, por që nuk u finalizua në mrekulli. Kameruni ka gjetur në momentin e duhur, krenarinë për të cilën vecohet mes ekipeve afrikane, duke zbatuar me përpikmëri skemat e trajnerit Pfister, që ka eliminuar ekipin të cilin e nxorri në finale para 16 vjetësh. Sulmuesi Eto' është neutralizuar në shumicën e lojës nga një Esien fenomenal, por i vetmi rast ku kamerunasi i është vjedhur mbrojtjes, ka rezultuar fatal për Ganën. Aksionet më të rrezikshme erdhën nga të zotët e shtëpisë por goli mungoi. Në anën tjetër ‘Luanët' peshkojnë një kundërsulm të bukur 20 minuta nga fundi të konkretizuar nga më pak i njohuri mes heronjve, Alen Nkong që aktivizohet në Meksikë dhe që tund rrjetën pas një topi të bukur. Finalja e ndeshjes është e shëmtuar me ndonjë skenë të tepërt nga portieri Kameni dhe kapiteni kamerunas, Song, i cili u përjashtua me karton të kuq në fund. Ndërkohë një cmenduri e pastër u pa nga futbollisti Bikei që rezervoi një të shtyrë për një punonjës të fushës, ndërsa në shkallët e stadiumit nisi festa me të gjitha ngjyrat. Kameruni do të ndeshet në finale me skuadrën kampione në fuqi Egjiptin. Ashtu sikurse dhe dy vjet më parë egjiptianët mundën Bregun e Fildishtë, por këtë radhë në gjysmëfinale. 4-1 ishte rezultati i kësaj ndeshjeje që tregoi edhe një herë se Egjipiti ishte skuadra për t'u mundur. Pjesa e parë e sifës u mbyll me rezultatin 1-0 me gol të fati në minutën e 12-të, ndërsa spektakli u zhvillua në pjesën e dytë, në këto minuta Egjipti shënoi edhe 3 gola të tjera, 2 here me anë të Zaki dhe nje here me Abutrika, ndërsa Bregu i Fildishtë vetëm sa shënoi golin e nderit me anë të Keita. Finalja e Kupes se Kombeve te Afrikes do të zhvillohet diten e diel në datën 10 shkurt. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›