E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redi Jupi: Fusha dhe ekrani dashuritë e mia

Sokol Paja
INTERVISTE
- "Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen. Ju kam thirrur për tu njoftuar largimin tim përfundimtar nga futbolli i luajtur. Kam një vit që nuk aktivizohem dhe pata arsyet e mia shumë të forta që e mora këtë vendim", - tha Redi Jupi nefillim te fjales se tij, qw tani e tutje do te konsiderohet nje ish-futbollist. Unë bëra cdo përpjekje që të rikthehesha, pas operacionit që bëra në qershor por rezultoi e pamundur. "Mendova te rikthehesha dhe për dy muaj me punë e stërvitje intensive u përpoqa që të rikthehem por nuk munda, përpjekjen e fundit e bëra. Futbolli është një sport që kërkon shumë punë dhe pasion mbi të gjitha, dhe nëse dicka të mbetet në vetvete e parealizuar kjo të lë pasoja edhe më pas në jetë, unë bëra gjithcka që të rikthehesha përsëri. Unë bëra gjithcka, por janë disa gjëra që varen nga sipër nesh dhe nuk janë në dorën tonë. Kavilja nuk më qëndroi besnike, nuk mu përgjigj, nuk më mbajti më dhe mendova që t'i jap stop përfundimisht futbollit të luajtur". Ju ka ngelur ndonjë peng gjatë karrierës si futbollist? Jam i parimit dhe teorisë që njeriu nuk duhet të eci me pengje e brenga asnjëherë në jetë. Unë mendoj se kam dhënë dhe besoj se marrë aq sa kam dhënë për futbollin asnjëherë nuk mund të marrësh më shumë se atë që jep në futboll. Unë aq sa dhashë po aq edhe mora në futboll. Po të jepja më shumë do merrja më shumë kaq meritova. Kush kanë qenë momentet më të mira të karrierës suaj? Momentet më të mira të karrierës kanë qenë titulli kampion me dinamon më 2002. ky është kulmi i karrierës nga ana e sodisfaksionit moral, ndërsa nga ana profesionale kanë qenë tre vitet mia në Turqi të cilat ishin kurorëzimi i mundit dhe sakrificës. Koha në Turqi ishte e kompletuar nga të gjitha anët si profesionale, morale e materiale. Aty u konkretizua komplet puna e mundi e djersa ime. Ku e ndjeni më mirë veten në futbollin e luajtur apo në futboll si drejtues? Unë futbollin e luajtur e provova, po ashtu edhe të drejtoj kam provuar vjet kështu që nuk është se e kisha me shumë qejf. Posti i trajnerit nuk hyn shumë të pasioni im e qejfet e mia. Nuk e kam shume përemër të vazhdoj si trajner. Unë e kam shumë të vështirë të largohem nga futbolli sepse jam marrë gjithë jetën me këtë punë. Aktualisht jam me sezon provimesh, por them dhe dëshiroj që të mos shkëputem nga futbolli sepse ka qenë pasioni më i madh i jetës sime dhe nuk mund të shkëputem përfundimisht edhe pse sot po i jap lamtumirë futbollit të luajtur. Do të bisedoj edhe me drejtuesit e klubit e të shohim se ca do të bëjmë në të ardhmen. Dinamo do të mbetet në të ardhmen tende? Dinamo do të mbetet tek unë përgjithmonë sepse unë jam dinamovit. Unë kam lindur si dinamovit dhe do të vazhdoj të jem i Dinamos, përvec se kam qenë futbollist dhe për ca kohë trajner unë jam edhe tifoz i Dinamos. Këto më bëjnë që unë të jem i lidhur përgjithmonë me Dinamon. Si e parashikoni sezonin në vazhdim të Dinamos, do të ndihet mungesa e juaj në ekip? Mungesa ime nuk ka pse të ndikojë aspak sepse ata bënë gjashtë muaj pa mua dhe të gjitha këto suksese i kanë arritur pa ndihmën time kështu që unë nuk do të mungoj në këtë aspekt. Kanë ecur shumë mirë dhe janë të konsoliduar. Dinamo sic ka bërë pa mua do të vazhdojë të bëjë, ata janë shumë të fortë. E forta e Dinamos është grupi shumë i mirë që ka. Ata nuk kanë nevojë fare për mua. Më i thjeshtë është ekrani apo fusha? Të dyja këto kanë vështirësitë e veta. Të dyja janë profesione mjaft të vështira. Fusha ka impenjim më shumë fizik, ekrani më shumë impenjim intelektual. Pas përfundimit të studimeve për juridik, do i përkushtoheni drejtësisë apo futbollit? Në sport kam punuar dhe kam dhënë maksimumin tim, impenjimi në sport ka qenë maksimalisht. Kam shpenzuar shumë energji dhe pasion brenda. Besoj se do të kem shumë gjëra për të bërë edhe në fushën e drejtësisë. Po impenjohem mirë dhe po bashkoj punën me pasionin. Megjithëse është pak vonë, më mirë vonë se kurrë. Mendoni se ka evoluar kampionati shqiptar i futbollit? Unë e kam diskutuar shumë këtë temë. Në vitin 2000-02 futbolli shqiptar pati një ngritje shumë të mirë. Është ai viti që dinamo doli kampione, këtë të gjithë ju e dini mirë. Kampionati në 2002 ishte më lart se sa është tani. Futbolli do ta kalojë tranzicionin që po kalon edhe shoqëria. Lojtarët këtu i kemi me pikatore. Kur largohen lojtarët cilësorë kampionati humbet shumë nga bukuria e tij. Talentet e futbollit shqiptar kanë qenë dhe do të mbeten një potencial i fuqishëm për zhvillimin e futbollit. Talenti ekziston dhe do të ekzistojë gjithmonë. Futbolli shqiptar nuk do të kapi ato nivele botërore qenë kërkojmë ose ëndërrojmë neve, por do të jetë pak më lart sec është tani apo në këto nivele që ne jemi mësuar ta shohim. Eksperienca në kombëtare, jeni i kënaqur? Kombëtarja ka qenë një dashuri e pa korresponduar me lënia me pajtime me largime. Një eksperiencë mjaft e vështirë. Unë falënderoj trajnerin Brigel që për një vit e gjysmë të punës së tij më ka grumbulluar rregullisht në ekip dhe më dha mundësinë që të kisha një vazhdimësi në kombëtare. Nuk mendoj se kam pasur një karrierë të madhe në kombëtare si për faj të tim si për gjëra tjera që nuk vareshin nga unë. Për një vit e gjysmë eksperiencë në kombëtare mendoj se e hoqa merakun dhe dhashë atë që munda në ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›