E Shtunë, 31 Tetor 2026

100-vjetori i Nënë Terezës, koncert në Akademinë e Arteve

Në Akademinë e Arteve është mbajtur një koncert homazh me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së "Nënë Terezës". Koncerti është mundësuar nga ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nën kujdesin e veçantë të Kryeminstrit Sali Berisha. Homazhi për shenjtoren shqiptare, është drejtuar nga dirigjentja Suzana Turku, me pjesëmarrjen e Korit "Nënë Tereza", dhe orkestrës së Harqeve.
Në listën e këngëve të luajtura në këtë homazh ishin disa pjesë të Pergolesit, Albinionit, si dhe disa këngë popullore qytetare.
Të pranishëm në sallë ishin Znj. Liri Berisha, ministri i kulturës Ferdinand Xhaferri, dy amabasadorët Bosch, dhe Lohan, si dhe një sërë personalitetesh të artit, kulturës dhe politikës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›