E Diel, 1 Nëntor 2026

2010, viti i Nënë Terezës

Viti 2010 do te jete viti i “Nene Terezes”. Kete e ka deklaruar ministri i Kutures Ferdinad xhaferraj. Ky vit eshte shpallur i tille ne kuader te 100-vjetorit te lindjes se shenjtores. Gjithashtu Xhaferaj shpalosi edhe listen e aktiviteve qe do te zhvillohen per te nderuar ikonen unikale te humanizmit dhe paqes boterore.

"E njohur per zemergjeresi, bujari, guxim, aftesi te posacme per kryerjen e puneve me te renda, ajo do ti kushtohej sherbimit ndaj me te varferve, ndermjet te varferve, gje qe e kreu me besnikeri. Me shpirtin e saj plot me drite dhe dashuri kishte nje deshire te vetme te gjendte kohe te donte dhe te duhej, te ndihmonte ata qe pervec vuajtjeve u mungonte dhe dashuria. Ne shpalosim kalendarin e aktiviteteve qe do te mbahen per vitin e Nene Terezes", beri te ditur ministri i Kultures, Ferdinand Xhaferraj.

Ndersa sonte ne mbremje do te zhvillohet nje “Koncert Homazh” me pjesëmarrjen e korit “Nënë Tereza” dhe Orkestrës së Harqeve, me kryeveprën e literaturës botërore, “Stabat Mater” vepër premierë. Ky koncert do të mbahet në sallën e Akademisë per te vijuar në qytetet Shkodër, Lezhë, Korçë, Ulqin, Prishtinë, Shkup.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›