E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori i Pavarësisë, Berisha mbledh Komitetin Ndërministror

Kryeministri Berisha ka mbledhur Komitetin Ndërministror për përcaktimin e axhendës me rastin e përvjetorit të 100 të pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit ritheksoi dhe njëherë rëndësinë e këtij viti jubilar, ndërsa shtoi se kjo festë e shqiptarëve nuk do të kishte kutim nëse sot Kosova do të ishte e pavarur. Më tej ai tha se të gjitha rrethet e vendit duhet të parashikojnë ngjarje, kremtime, ridimensionime që lidhen me këtë ngjarje të shënuar historike.

“100- vjetori i pavarësisë na shërben për vlerësimin e figurave historike dhe njohjen e të vërtetave. Duhet të bëjmë gjithcka që shqiptarët ta ndjejnë veten krenarë për dy arsye; së pari është në natyrën njerëzore që ai që nuk vlerëson veten nuk vlerëson as të tjerët, së dyti ata duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Duhet të jemi më aktivë. MB duhet të përcjellë mesazhin tek vendorët për t`iu bashkangjitur kësaj nisme. Në të gjitha rrethet e vendit të parashikohen ngjarje, kremtime, ridimensionime të gjithshkaje që është e lidhur me zhvillimin e pavarësisë. Imagjinoni sikur të festonim këtë 100 vjetor pa Kosovën e pavarur.Flamuri duhet të jetë në gjysëm shtizë. Duhet një konceptim universal, me të cilën nënkuptoj botën shqiptare”-tha ai.
 

Gjatë kësaj mbledhje u prezantua dhe u aprovua edhe logoja e Pavarësisë, që është një stilizim i shqiponjës. Kryeministri Berisha krahas kësaj vuri theksin në nderimin e figurave historike, botimet dhe përkthimet e literaturave historike, vendosjen e përmendores së Skëndërbeut në disa shtete të botës dhe kthimin e eshtrave të mbretit Zog në Shqipëri.
 

“ Komisioni i ngritur do të përzgjedh listën e personalitetve të huaja që do të nderohen për kontributin e tyre për këtë komb. Duhet të punohet me të gjitha bashkitë e vendit për ti respektuar këto figura historike, qoftë në emra rrugësh, shkollash etj.Në Tiranë duhet të vendoset shtatorja e Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës. Po ky komision duhet të përzgjedhë botimet, cfarë do botojmë dhe cfarë do të përkthejmë ne shkrime për shqiptarët, në anglisht. P kështu duhet të bëhet kthimi i eshtrave të mbretit Zog , duhet të përshpejtohen proceset në këtë drejtim. Të bëjmë përpjekje që në qytetet e huaja, të mëdha të vendosim përmendoren e Skëndërbeut,pasi ka disa vende që janë të gatshme “-u shpreh Kryeministri.
Vijon……………………

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›