BB:Shqipëria do preket nga krizës ekonomike në rajon

Shqipëria do të preket prej krizës ekonomike në rajon. Eksperti i Bankës Botërore Ron Hood shpjegon se vendi ynë është mjaft i lidhur me vendet e Europës prej shkëmbimeve tregtare dhe financimet kryesore vijnë prej këtyre vendeve. Sipas ekspertit të Bankës Botërore niveli i borxhit publik është bërë mjaft shqetësues.
Ndërsa përsa i përket rritjes ekonomike eksperti i BB-së deklaroi se për këtë vit parashikohet të jetë 2 përqind por edhe rritja ekonomike do të jetë mjaft e ndikuar prej krizës në Europë.
Ndërkohë që Kseniya Lvovski, Përfaqësuese e Bankës Botërore për Shqipërinë deklaroi se ky institucion do të ndihmojë Shqipërinë në përballimin e krizës ekonomike dhe për këtë do të jepet një financim më i madh.