E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet logoja e 100 vjetorit të Pavarësisë!

Komiteti Ndërministror i 100 vjetorit të Pavarësisë miratoi sot logon e kremtimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Fitues u shpall kuratori dhe dizajneri nga Kosova, Zeni Ballazhi, i cili sjell një stilizim të shqiponjës dy krenare, në formën e një flake jubilare e cila i përngjan një trofeu. Logoja është gjithashtu edhe kremtuese.

Në mbledhjen e Komitetit u bënë disa ndërhyrje, lidhur me tekstin që shoqëron logon në pjesën e poshtme.

Teksti mbeti ende i papërcaktur. Kryeministri tha se do të vendoset nëse do të jetë thjeshtë Pavarësi ose 100 vjet Pavarësi e Shqipërisë. Sipas tij, kjo do të vendoset në vazhdim.

Ne konkursin e hapur te zhvilluar nga Ministria e Kultures kane marre pjese 24 artiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›