PS- Qeverisë: Mos bëni lojë mediatike me ligjet me 3/5

Taulant Balla
Parlamentar Socialist i përfaqësuar nga deputeti Taulant Balla ka reaguar pas një deklarate të bërë publike nga zyrat e Kryetares së Kuvendit pas konferencës së Kryetarëve.
Në Konferencën e Kryetarëve, Kryetari i ynë i Grupit nuk ka refuzuar fillimin e punës për projekt-ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të Kuvendit. Të gjitha këto projekt-ligje janë prej kohësh tashmë pjesë e punës së përditshme të përfaqësuesve socialistë në Komisionin e Ligjeve, të cilët po përgatisin qëndrimin tonë në atë komision për secilin nga projektet e paraqitura nga qeveria, thuhet në deklaratën e grupit të PS-së.
Në deklaratë theksohet se PS dhe Grupi i saj parlamentar rikonfirmojnë vullnetin e plotë politik e qytetar për ta përmbushur angazhimin ndaj vendit e ndaj Bashkimit Evropian në këtë proces, por pa dëmtuar në asnjë rast e për asnjë arsye cilësinë e procesit ligjvënës.
Ne e ftojmë palën tjetër të ruajë qetësinë dhe të kuptojë se ligjet me 3/5 janë një çështje shumë serioze për t`u përfshirë në lojën e njohur mediatike të saj për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga dështimet e përditshme të qeverisë, kështu mbyllet deklarata e PS-së.