E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama beson se e meriton një mandat të dytë

Deklarata e tij vjen në një kohë që sondazhet e reja tregojnë që mbështetja për Presidentin Obama ka kaluar 50 përqindshin, për herë të parë që prej muajit Maj 2011 kur u vra edhe Osama Bin Laden.

Një sondazh i “ABC NEWS” dhe “Washington Post” po ashtu tregon se sikur zgjedhjet të zhvilloheshin sot, Obama do ta mundte Mit Romnin. Mit Romni dhe rivalët e tij republikanë po bëjnë fushatë tani në Kolorado dhe Minesoda.

“Unë meritoj një mandate të dytë”, tha Obama duke kujtuar se “ne kemi krijuar 3.7 milionë vende pune në 23 muajt e fundit.

“Kemi krijuar më shumë punë pot ë llogarisim të dhënat që prej vitit 2005 dhe më shumë vende pune në industrinë e prodhimit që prej vitit 1990, por nuk kemi përfunduar këtu... Ajo që unë do të vazhdoj të bëj është të punoj me këmbëngulje. Dhe e dini çfarë? Një nga karakteristikat e të qenit president është se bëhesh më i zoti me kalimin e kohës”, shtoi Obama, i cituar nga “BBC”-ja./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-07 11:16
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›