Analiza vjetore dhe projektet per vitin 2012 te Ministrise se Bujqesise
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli bëri një ekspoze të detajuar të punës së bërë përgjatë 2011-ës në këtë sektor. Gjithashtu, në analizën e tij, ministri Ruli i kushtoi njës vëmendje të veçantë dhe projekteve që do të aplikohen në bujqësi e blektori gjatë këtij vit. Ndërkohë që si arritje për vitin që lamë pas, Ruli veçoi rritjen e eksporteve në 29% në 9 mujorin e parë të 2011-së, si dhe kontrollin e të gjitha produkteve ushqimore, proces për të cilin u ngritën dhe laboratorë për kontrollimin e ushqimeve. Gjithashtu, në këtë analizë nuk mund të mos evidentohej fakti se gjatë 2011 ka pasur investime në sektorin privat, ku zona e Korçës dhe e Dibrës u specializua për klultivimin e drurëve frutore. Po kështu, një tjetër moment i cili u evidentua nga ministri Ruli, ishte dhe dixhitalizimi i informcaionit bujqësor, proces ky I nisur që gjatë vitit të shkuar dhe do të vijojë të përforcohet më tej gjatë vitit 2012. Kjo duke shkuar më tej në dixhitalizimin e të dhënave kadastrale.
Njëkohësisht, në investimet e parashikuara nga kjo ministri veçohen ndërhyrje rehabilituese të shtretërve të lumenjve, digave dhe rezervuarëve të tyre. Sipas ministrit Ruli për ujitjen dhe kullimin do të financohen nga buxheti i shtetit 1.2 miliard lekë, ndërsa nga Banka Botërore për riskostruksionin e hidrovorëve në Shkodër e Lezhë do të ketë një financim me një vlerë prej 8 milionë dollarë.