100 vjetori ne Lushnje
Qindra qytetarë të Lushnjes janë mbledhur në sheshin qendror duke përkujtuar ngritjen e flamurit. Ashtu si 100 vite më parë, ku patrioti Sheh Ibrahim Karbunara, shpalli pavarësinë e Lushnjës, edhe sot është përsëritur rituali. Himni shqiptar është kënduar nga qindra qytetarë në shesh. Nxënësit e shkollave të qytetit kanë kërcyer dhe kënduar në sheshin qendror me flamujt kuq e zi duke i dhënë më tepër atmosferë festimeve.
Momenti më festiv ka qenë mbërritja e kalorësve të pavareësisë. Ata janë pritur nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, ndërsa qytetarët kanë duartrokitur mbërritjen e tyre në këtë qytet.
52 kalorësit kanë vizituar shtëpinë muze të Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe më pas janë larguar drejt Vlorës.