E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis pas humbjes: Pësimi, mësim

Bylisi e nisi shumë keq aventurën në elitën e futbollit shqiptar, duke regjistruar humbjen më të thellë në javën e parë: 4-1 me Shkumbinin në Peqin.
Përballja e radhës për trajnerin e njohur Faruk Sejdini është ajo kundër Besës, që nga ana e saj dështoi në shtëpi kundër Flamurtarit (0-1).
Mesfushori Maringlen Kule flet për "Metropol Sport": "Ishte një humbje që nuk e mendonim asnjëherë dhe me një rezultat zhgënjyes. Besa? Pësimi është bërë mësim. Po përgatitemi si duhet për ndeshjen e radhës, pasi jemi të dënuar për ta fituar".
Në takimin që do të zhvillohet në "Adush Muca", Sejdini do t'i duhet të llogarisë ekipin pa mbrojtësin Johan Driza, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen me Shkumbinin.
Te Bylisi priten të mbërrijnë dy futbollistë të huaj, njëri prej të cilëve nga kampionati portugez. Edhe portieri nigerian Egbo ka një rival më shumë, maqedonasin Pao.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›