Devolli kundër ish-ekipit: Tirana nuk e fal Teutën

Trajneri Blazh Slishkovic e quajti të pranueshëm barazimin 0-0 në Shkodër kundër Vllaznisë, por për sfidën e radhës kundër Teutës të drejtuar nga një ish-trajner i bardhebluve, Sulejman Starova, kërkon fitoren, edhe pse ajo do të luhet në Durrës.
Mbrojtësi Bledar Devolli, një-ish lojtari Teutës (28 ndeshje, 2 gola) thotë për "Sportin Shqiptar". "Skuadra do të hyjë në cdo ndeshje për të fituar dhe me Teutën nuk bëhet asnjë përjashtim pavarësisht se fusha e lojës sjell të papritura. Besojmë se do të fitojmë kësaj radhe".
Teuta, ashtu si Tirana, barazoi në ndeshjen e javës së parë 0-0 me Dinamon në kryeqytet. Për teknikun e skuadrës durrsake, Starovën, ballafaqimi ndaj homologut Sllishkovic, është i dyti rresht kundër një trajneri kroat, pas atij të Dinamos, Zllatko Dalic.