E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bratja: “Lushnja? Të dënuar për të fituar”

Apolonia morri pikën e parë në sezonin e ri, për më tepër në transfertën e vështirë të Elbasanit (0-0).
Mesfushori Elion Bratja duke folur për "Metropol sport" tha: "Barazimi i arritur ndeshjen hapëse ka rritur entuziazmin dhe besimin në skuadër. Përballja me Lushnjën? E vështirë, edhe pse luajmë në fushën tonë. Jemi të dënuar për ta fituar këtë ndeshje".
Lushnja humbi në javën e parë 0-1 me Partizanin.
Te Apolonia së fundi firmosi edhe sulmuesi kucovar i Bylisit, Klodian Asllani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›