E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te Dinamo, kroatët vijnë e ikin

Dinamo ka "humbur" një nga dy kroatët e ardhur së fundi. Mirko Poledica ka prerë biletën me një drejtim, pasi kontrata e ofruar nga lidershipi blu ka qenë më e ulët sesa shpresonte futbollisti. Përsa i përket mesfushorit të majtë Dalino Nikolic, ai do të vazhdojë edhe dy ditë testimet përpara se të merret një vendim përfundimtar. Dinamo barazoi pa gola kundër Teutës në ndeshjen hapëse të sezonit 2008-2009, pavarësisht se në sulm pati kroatin Petricevic e më pas Sabino Plakun e rikthyer nga Norvegjia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›