E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e argjendarit, arrestohet autori nga Kosova

Në pranga ka rënë shtetasi Nexhat Mulaj, 27-vjeçar nga Kosova. Sipas policisë, ai kishte ardhur disa ditë para vrasjes në Tiranë.

Prej tre ditësh, Mulaj ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ky pyetet rreth krimit. Vrasja e shtetasit Rrapo Sinanaj, 61-vjeç, sipas policisë, ka ndodhur pasi i riu ka tentuar të grabisë argjendarinë e ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko”.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 - copë karta identetinë në emër të autorit Nexhar Mulaj, ku 4 prej tyre ishin lëshuar nga autoritet Kosovare ndërsa 1 kartë lëshuar nga autoritet shqipëtare.    

Vrasja me tre plumba pistolete ndodhi më 21 tetor, në orët e vona të pasdites së asaj dite. Gjatë konfliktit fizik mes tyre Sinanaj kishte arritur t'i hiqte kapuçin grabitësit dhe ta shohë. Menjëherë grabitësi ka qëlluar 3 herë në drejtim të 61-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-28 10:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›