E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, vritet në shkollë 17-vjeçari, ndalohet autori

Policia lokale bëri me dije se viktima është shtetasi Krenar Bërdhulli, 17-vjeç, i cili ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Ngjarja ndodhi në Shkollën e Mesme Profesionale në momentin e pushimit të gjatë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë ku kanë arrestuar edhe autorin e dyshuar të krimit, të riun, E. R, 17-vjeç.

Paraprakisht thuhet se krimi ka ndodhur për motive banale, por policia po heton për të zbardhur rastin. Autorët pritet të pyeten rreth motiveve. /Start/

                                                                                             2011-10-28 11:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›