E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështoi në Durrës se miliarderi Gjushi e mbylli “qesen”

03-09-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha ironizon mbledhjen e azilantëve të Ramës

Duke e konsideruar një dështim mosmbledhjen e “qeverisë nomade e pa letra” në Durrës, kryeministri Berisha vlerëson si shkak faktin se Gjushi nuk bindi dot pronarët e hoteleve në qytetin bregdetar për të pritur falas kabinetin e Piktorit dështak

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar ndryshimin e destinacionit të mbajtjes së mbledhjes së qeverisë së ardhshme Rama, duke e konsideruar një dështim. Në rrjetin social Facebook, Berisha vlerëson si shkak të mosmbajtjes së mbledhjes në Durrës faktin se Gjushi nuk bindi dot pronarët e hoteleve në qytetin bregdetar për të pritur falas kabinetin e Piktorit dështak. “Të dashur miq, mbledhja dyditore e kabinetit pa letra të Piktorit në Durrës dështoi. Shkaku i anulimit qëndron ne faktin se Gjushi nuk bindi dot pronarët e hoteleve në Durrës për të pritur falas kabinetin e Piktorit dështak për nderin që po i bënte qytetit bregdetar me eventin historik! Madje merret vesh se miliarderi Gjushi as që futi dorën në qese për të sponsorizuar një pjesë të shpenzimeve të orgjive dhe mbledhjeve të qeverisë nomade dhe pa dokumente të zotit Rama në qytetin e tij. Inati është diku tjetër?”, shkruan Berisha. Çështja e mbledhjes së kabinetit Rama dhe vendi se ku ajo do të zhvillohej, ka qenë një kaos i vërtetë. Fillimisht u tha se mbledhja do të zhvillohej në Durrës, por më pas u njoftua se plani për në qytetin bregdetar nuk funksionoi dhe se mbledhja do të zhvillohej në Shkodër. Ende nuk dihen arsyet që e çuan Ramën drejt ndryshimit të destinacionit, por raportet e cekëta të tij me kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dako lidhur edhe me polemikat e fundit sa i takon çështjes së betonizimit, mësohen të jenë shkaqet që çuan në mospritjen e qeverisë “Rama” nga kryebashkiaku Dako. 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›