E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata i rikthehet punës pas pushimeve verore

03-09-2013 / Gazeta 55

Shtatori ka rikthyer në punë administratën në të gjitha institucionet e vendit. Në të gjithë rrugët e kryeqytetit vihej re një lëvizje e shumtë e automjeteve dhe e qytetarëve. Ajo që mbetet shqetësuese për administratën aktuale, është kërcënimi që i është bërë punonjësve nga Partia Socaliste, për pushime masive ndaj tyre sapo qeveria e re të marrë detyrën. Operacioni “fshesa” ndaj administratës është paralajmëruar edhe prej kreut të qeverisë në detyrë Sali Berisha. Megjithatë për administratën aktuale kryeministri i ardhshëm ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë shkarkim politik dhe se do të zbatohet ligji për nëpunësin civil, por zor se kjo do mund të rezultojë si qëndrim efikas, pasi dihet tashmë politika destruktive e Edi Ramës ndaj punonjësve të administratës, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në Bashkinë e Tiranës, të cilën e mbushi me sekserët e tij. Ndërkaq, shqetësimit të punonjësve të administratës i është përgjigjur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili ka garantuar asistencë ligjore falas për këdo që do pushohet nga puna në mënyrë antiligjore. Sikurse, në PD do të funksionojë edhe një zyrë posaçërisht për mbrojtjen e administratës nga revanshi i pushtetit të ardhshëm.

Paketa e re civile, lehtësirat për qytetarët, gjyqësorin dhe bankat

Për të përfituar një vendim trashëgimie asnjë qytetari nuk do t’i duhet më të presë procedurat gjyqësore që zgjasin disa muaj, por këtë titull ekzekutiv do të mund ta përfitojë para noterit në pak minuta. Në 1 shtator në vend ka hyrë në fuqi ligji i ri për reformën civile i cili thjeshtëson procedurat ligjore për përfitimin e titullit të pronësisë. Paketa e re civile do të thjeshtojë edhe punën e gjyqtarit dhe do të shmangë proceset e gjata apo zvarritjen me vite në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatën e Lartë. Nga kjo paketë përfiton edhe sistemi bankar. Tashmë, bankat do të kenë mundësi të ekzekutojnë më shpejt vendimet për kreditë e këqija, të kontrollojnë online ecurinë e çështjes së tyre në zyrat e përmbarimit dhe të sigurojnë kolateralin. Kjo reformë u mbështet nga ekspertë të misioneve të huaja dhe u pranua edhe nga grupet e interesit. Për ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi paketa civile është një traditë e re në fushën civile. Sipas tij, më shumë se 30 mijë qytetarë në vit nuk do të shkojnë më në Gjykatë për të kërkuar deshminë e trashëgimisë, nuk do të harxhojnë me mijëra lekë për shpenzime gjyqësore dhe afërsisht një muaj kohë, por do ta përfitojnë këtë shërbim në pak minuta nga noteri. Ministri Halimi bën se tashmë qytetarët që kanë fituar një proces gjyqësor nuk do të detyrohen të shkojnë sërish në gjykatë për të filluar një tjetër proces, atë të lëshimit të urdhrit të ekzekutimit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›