E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prisnin pemë te kodrat e liqenit, arrestohen tre persona

Policia Bashkiake ka konstatuar se të ndaluarit, Dritan Marku, Ardian Dervishaj dhe Shkëlzen Shehu, kanë prerë dhjetëra pisha gjatë muajve të fundit.

Pretendimi i të ndaluarve ishte se ata prisnin pemët e rrëzuara, por pas verifikimit, doli se justifikimi i tyre nuk qëndronte.

Policia Bashkiake dhe forcat e Komisariatit numër 1 sekuestruan edhe mjetet që ata përdornin, dy sharra elektrike, dy radio ndërlidhëse si dhe një fugon me targa të falsifikuara që përdorej për transportin e drurit.

Të ndaluarit akuzohen për prerje të pemëve dekorative.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-09-11 13:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›